Nenad Rashiq, deputet serb në Kuvendin e Kosovës, ka ngulur këmbë që kandimi i tij, përkatësisht vetëkandimi për Nënkryetar të Kuvendit “është në pajtim me Kushtetutën”.
Rashiq u rrëzua për të dytën herë pasi emri i tij ra në short, ndërsa tha se sot besoi që do t’i kishte arritur 61 votat e mjaftueshme.
“Kam bisedura me njerëz kompetentë që në aspektin ligjor më kanë sqaru që kjo nuk ëstë shkelje kushtetuese. Prita që kësaj here do t’i kem votat këtë herë. Do të vazhdojmë sikur dje sot e nesër. Unë vazhdoj bisedimet, dhe që thoni ju ‘nëse dhez, dhez’”, tha Rashiq, raporton gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku.
Rashiq, mes tjerash, nuk pranoi të tregojë se si pret që të sigurojë votat.