Juristi dhe familjari i viktimës, Arsim Jashari në “Rubikon” bëri të ditur se familja e të ndjerin Agon Zejnullahut, nuk kishte qenë në dijeni se çfarë kishte ndodhur me djalin e tyre derisa kishin dal videot në media.
Jashari thotë se Agoni ka qenë djalë i mirë dhe natyrë shoqëruese .
“Kanë krijuar një mjegulli që nuk e di kush çka ka ndodh. Familja ende nuk ka një shpjegim zyrtar çka ka ndodhur. Edhe vonesa e raportit obduksionit po më duket e çuditshme për arsye se e kanë leshu, kufoma është varrosur, duhet me dal me një raport.
Derisa, shton se nuk do të ndalen me kaq dhe paralajmëron se do të organizojnë edhe protesta paqësore.