Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj

13/02/2026 - 10:36
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prova të pranueshme gjetjet në telefonin e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit të Kosovës me vendimin e 20 janarit 2026 ka vendosur të aprovojë ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuares për spiunazh,  Jelena Gjukanoviq ashtu që ka ndryshuar vendimin e Themelores, duke llogarit prova të pranueshme gjetjet në telefonin e të akuzuares.

Ankesë ndaj vendimit të Themelores ka paraqitur Prokuroria Speciale duke kërkuar që aktvendimi të ndryshohet ndërkaq mbrojtësi i Gjukanoviq, avokati Predrag Miljkoviq ka propozuar që ky vendim të vërtetohet.

Ndërkaq Prokuroria Apelit ka propozuar njësoj si ajo Speciale që provat e siguruara nga telefonin i Gjukanoviqit të merren si prova të pranueshme.

Sipas vendimit të Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë janë të bazuara, për faktin se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka ardhur në përfundim se këto prova duhet të shpallen të papranueshme.

Apeli ka theksuar në vendim se shkalla e parë gabimisht ka ardhur në përfundimet se  provat e siguruara nga ekzaminimi i këtyre pajisjeve janë në kundërshtim me nenin 103 e 251 të Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)  respektivisht se janë të papranueshme.

Apeli ka gjet se neni 103 është interpretuar gabimisht nga shkalla e parë për faktin se  në rastin konkret kontrolli i shtëpisë-banesës së të akuzuarës është bërë me urdhër-leje verbale të prokurorisë e cila më vonë ka kërkuar konfirmimin e urdhrit, ku për këtë kontroll e ka marrë konfirmimin retroaktiv të gjykatës lidhur me legjitimitetin e kontrollit dhe provave të siguruara gjatë tij.

Ky konfirmim është bërë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe atë në harmoni me nenin 107 të KPPRK, për arsyet e kontrollit të përcaktuara sikurse në nenin 108 të KPPRK-së.

Apeli ka gjetur se  në rastin konkret kontrolli e sekuestrimi është konfirmuar me konfirmim retroaktiv të gjykatës e atë me aktvendimin e datës 03.03.2025, ku decidivisht provat e siguruara gjatë kontrollit, duke përfshirë pajisjet elektronike (telefonat celularë), janë siguruara-sekuestruar në bazë të një vendimi-urdhri gjyqësor për konfirmim retroaktiv.

Gjithnjë sipas Apelit neni 103 i KPPRK-së  referohet (rregullon) kontrollin dhe sekuestrimin e provave dhe pasurisë së specifikuar, por nuk rregullon ekzaminimin e përmbajtës së provave elektronike, përkatësisht pajisjeve telefonike.

Sipas Apelit, neni 145 paragrafi 2 i KPPRK-së është zbatuar gabimisht nga shkalla e parë kjo pasi që i ka dhënë të drejtë prokurorit që të autorizojë policinë apo ekspertin për të shqyrtuar, analizuar e kërkuar për informata ose të dhëna brenda pajisjeve kompjuterike, pajisjeve elektronike për ruajtje ose pajisjeve të ngjashme, e që kjo nënkupton edhe analizimin e pajisjeve telefonike të sekuestruara nga akuzuara Gjukanoviq.

Lidhur me nenin 36 të Kushtetutë së Republikës së Kosovë sipas Apelit në rastin konkret ekzaminimi i pajisjeve kompjuterike, pajisjeve elektronike e pajisjeve të ngjashme, është e rregulluar me dispozitat e nenit 145 të KPPRK-së dhe se ligji nuk përmban asnjë zbrazëtirë ligjore në raport me këtë ekzaminim, përkatësisht ekzaminimin e pajisjeve elektronike, duke përfshirë edhe telefonat celularë.

Prandaj kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, po ashtu vlerëson se në rastin konkret relevante për këtë stad të procedurës është se provat janë të pranueshme e të marra në harmoni me dispozitat ligjore, akuza mbështetet në prova thelbësisht të mbështetshme dhe nuk ka rrethana për hedhjen e aktakuzës.

Kolegji i gjyqtarëve që ka marrë vendimi ka këtë përbërje: Valon Kurtaj-kryetar i kolegjit, Afërdita Bytyçi e Ferit Osmani, anëtarë të kolegjit

E akuzuara Gjukanoviq ishte deklaruar e pafajshme më 16 shtator 2025.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë nda Jelena Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj, më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës rajonale në Mitrovicë, në pozitën “Zyrtare e programit kombëtar në Qendrën qajonale në Mitrovicë”, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumentet dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiq.

Aktakuza thotë se Gjukanoviq i ka përcjellë Vllajiqit informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s, te përgjegjësi i BIA-s për rajonin e Novi-Pazarit në Serbi dhe BIA-s në Beograd.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh Aleksandër Vllajiq dhe zyrtarët e BIA-s, gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, kështu përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, e akuzuara ka cenuar rëndë rendin kushtetuese dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit si dhe personelit ndërkombëtar të misionit të OSBE-së në Kosovë.

Me këtë, e akuzuara Jelena Gjukanoviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par.3 lidhur me nenin 77 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizatë ndërkombëtare që merret me sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, e cila përmes misionit të saj ka prezencë zyrtare dhe seli edhe në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit

Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit
13/02/2026 - 11:32

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka deklaruar se pas qershorit të vitit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka qenë nën përgjegjësinë e...

Më shumëDetails

Kompania e familjes së Valon Ademit fitoi 116 kontrata publike me mbi 122 milionë euro në Shqipëri

Kompania e familjes së Valon Ademit fitoi 116 kontrata publike me mbi 122 milionë euro në Shqipëri
13/02/2026 - 11:03

Prej disa vitesh, një grup biznesi me origjinë nga Kosova ka arritur të zgjerojë ndjeshëm aktivitetin e tij në tregun shqiptar të kontratave publike. Bëhet fjalë për kompaninë...

Më shumëDetails

Kurti udhëton drejt Mynihut, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kurti udhëton drejt Mynihut, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
13/02/2026 - 10:47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich...

Më shumëDetails

Avokati i Rexhep Selimit: Policia e UÇK`së, tezë e Prokurorisë

Avokati i Rexhep Selimit: Policia e UÇK`së, tezë e Prokurorisë
13/02/2026 - 10:24

Avokati i Selimit nisi me kundërargumentimin e pretendimit të parë të Prokurorisë kinse Selimi ka pasur kontroll mbi Policinë si ministër i Rendit Publik. “ZPS-ja nuk ka arritur...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari

Ambasadori britanik: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari
13/02/2026 - 09:54

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka theksuar se vendi i tij ndjek me vëmendje procesin për zbardhjen e sulmit në Banjska dhe sjelljen para...

Më shumëDetails

Enver Hoxhaj për dorëheqjen e Haradinajt: Vetëdije e lartë e një politikani

Enver Hoxhaj për dorëheqjen e Haradinajt: Vetëdije e lartë e një politikani
13/02/2026 - 09:47

Enver Hoxhaj e ka quajtur si shprehje e vetdijes së lartë të një politikani dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kreut të AAK-së. Deputeti i PDK-së e ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

    Haxhiu me kritika të ashpra për fjalimet e Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut në seancën konstituive, ja çka thotë?

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti e “përzë” nga qeveria “gjeniun” që nuk e zinte gjumi nga rritja e frikshme e VV-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E FUNDIT: Specialaja merr këtë vendim për Hashim Thaçin

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë