Banorët e fshatit Stanoc i poshtëm të Vushtrrisë kanë reaguar për ndotje të ambientit, që po bëhet nga djegia e materiale nga një kompanis “Sunguri”.
“Sot ne diten e Tokes ne vend te kemi ambient te pastert shikon se çka benë kompania Sunguri ne Stanoc te Poshtem, po e ndot gjdo ditë ambientin në mënyrë të papërgjegjshme, duke penguar fshatin dhe shkaktuar shqetësime për banorët lokalë”, thuhet në reagimin e banorëve në faqen e këtij fshati.
Sipas banorëve, aktivitetet e kompanisë “Sunguri” po ndikojnë negativisht në natyrë dhe shëndetin e komunitetit, ndërsa autoritetet duhet të veprojnë sa më parë./VeriuInfo