Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi kompania e themeluar nga Luan Dalipi, është në proces të lincesimit për tregti të rrymës.
Postimi:
O, pak po ia bëni këtij populli, çka e meriton!
Vëllau i Albinit diçka i lidhur me shitje të rrymës.
Vëllau i shefit të stafit të Albinit me kompani për shitje të rrymës.
Ambasadori i Albinit në Kroaci tregtar i rrymës.
Besnik Bislimi i Albinit në WhatsApp me Dejonën e Albinit menaxhojnë me rrymën.
Këshilltarë të tjerë të Albinit në biznes të rrymës.
Kompani të reja “fantome”, si kjo NOA, e regjistruar në kohën e Albinit, me qindra milionë qarkullim me shitblerje të rrymës.
Ish-drejtori i KEK-ut, anëtar i Vetëvendosjes! së Albinit, i akuzuar për keqpërdorime milionëshe.
Qindra militantë të Albinit të punësuar në konkurse të KEK-ut.
Kurrë më shumë se në kohën e Albinit nuk është shtrenjtuar rryma në Kosovë.
Kurrë më shumë se në kohën e Albinit nuk ka pasur blerje të rrymës nga jashtë.
Kurrë asnjë llogaridhënie në kohën e Albinit për fitimet e “oligarkëve turq” të KEDS/Kesco.
Etj. etj. etj.
A bash po kujtoni që krejt këto rastësisht po ndodhin a?! Në kohë të Albinit?!
A krejt ky siklet për t’i futur 1300 kompani në blerje të rrymës 4-5 fish më shtrenjtë sesa është megavati sot në Francë, Austri e Gjermani?!
A bash kaq naivë jemi a?!
Atëherë pak po na e bën!
Durojmë!