Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon ‘Apetit Group’ pas publikimeve të fundit për prejardhjen e produkteve të mishit, i quan lajme të pavërteta dhe tendencioze

03/04/2024 - 12:57
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Reagon ‘Apetit Group’ pas publikimeve të fundit për prejardhjen e produkteve të mishit, i quan lajme të pavërteta dhe tendencioze
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania e mishit “Apetit”, ka reaguar pas lajmeve të ditës së djeshme të publikuara në media. Nga kjo kompani thonë se vet e rrisin, presin dhe shesin mishin e viçit.

Në një komunikatë dërguar medieve, kjo kompani i ka quajtur lajme krejtësisht të pavërteta dhe tendencioze.

“Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresoje në mënyre të mënjëhershme pasaktësite dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik. E themeluar 41 vite më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e kësaj kompanie.

Komunikata e plotë:

Pas publikimit dhe shpërndarjes ditën e djeshme të disa lajmeve krejtësisht të pavërteta dhe tendencioze, Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresojë në mënyrë të menjëhershme pasaktësitë dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik.

E themeluar 41 vjet më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi. Vetëm në vitin 2023, operacionet tona çuan në therjen e 6093 krerë bagëti, duke prodhuar mbi 4 milionë kilogramë mish. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përsosmërinë në prodhimin e mishit ka qenë i palëkundur gjatë gjithë historisë sonë.

Në përpjekjet tona për të zgjeruar dhe diversifikuar rrugët e komercializimit për produktet tona, ne kemi eksploruar me zell tregjet përtej Kosovës. Shqipëria, ndër të tjera, është identifikuar si një treg strategjik për ofertat tona.

Në rastin e publikuar nga një media shqiptare, të dërguar në mënyrë tendencioze, ne jemi dakorduar që të eksportojmë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores tonë. Megjithatë, në videon e publikuar, me qëllim dekurajimin e depërtimit tonë në tregun shqiptar duke krijuar një imazh të pavërtetë tek publiku, ata kanë publikuar një video ku diskutohet për dy artikuj të ndryshëm, ndër ta edhe biftekun ev importuar nga Amerika e Jugut të cilin ne e ofrojmë në treg me kushte të tjera.

Ndryshe nga këto publikime të fundit, Apetit Shpk mohon kategorikisht çdo pretendim për sjellje të pahijshme ose keqpërdorim në operacionet tona. Ne sigurojmë klientët tanë, palët e interesuara dhe publikun e gjerë që proceset tona i përmbahen standardeve më të larta të cilësisë, sigurisë dhe transparencës. Objektet dhe procedurat tona i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe inspektimit rigoroz nga autoritetet përkatëse shtetërore, duke përfshirë AVUK, Doganat dhe ATK.

Është për të ardhur keq që akuza të tilla të pabaza janë shfaqur në media. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve dhe organeve të medias që të respektojnë parimet e gazetarisë së përgjegjshme duke verifikuar faktet përpara publikimit. Raportimi i pasaktë jo vetëm që cenon reputacionin e bizneseve si i yni, por rrezikon edhe besimin e komunitetit të cilit i shërbejmë. Në të njëjtën kohë konstatojmë me keqardhje të thellë se kjo fushatë denigruese nuk është e para që u bëhet kompanive kosovare që tentojnë të hyjnë në tregun e shtetit Amë, ndërkohë që kompanive të tjera nga rajoni nuk u bëhet një sulm i tillë.

Për pyetje apo sqarime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje, ftojmë individët e interesuar të na kontaktojnë drejtpërdrejt, si dhe të na vizitojnë në hapësirat tona. Apetit Shpk mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, integritetit dhe ofrimit të produkteve të cilësisë më të lartë për klientët tanë të çmuar.

JU REKOMANDOJMË

NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …
15/11/2026 - 23:39

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të...

Më shumëDetails

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”
15/11/2026 - 22:52

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit...

Më shumëDetails

Topat e futbollit fluturojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet me çdo kusht dorëheqja e Edi Ramës

Topat e futbollit fluturojnë drejt Kryeministrisë: Kërkohet me çdo kusht dorëheqja e Edi Ramës
15/11/2026 - 22:19

Edhe këtë të diel, qytetarë dhe të rinj janë mbledhur në një protestë para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta,...

Më shumëDetails

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland
15/11/2026 - 21:49

Kryeministri Albin Kurti ka përmbyllur të shtunën një javë të ngjeshur me takime e aktivitete të rëndësishme si pjesë e vizitave në kryeqytetin e Francës, Paris dhe atë...

Më shumëDetails

Hoti: Kam përshtypjen që krejt këta në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
15/11/2026 - 21:08

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar projektet e premtuara nga Qeveria Kurti. I ftuar në emisionin “Euro n’7” në T7, Hoti tha...

Më shumëDetails

Kandiq: Serbia nuk mund t’i ikë ballafaqimit me krimet e luftës në Kosovë

Kandiq: Serbia t’i kthejë policët e rrëmbyer në Kosovë
15/11/2026 - 20:58

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia nuk është një shtet i zakonshëm dhe se duhet të përballet me faktet për krimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë