Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Hamza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA shënon periudhën më të errët në historinë e Kosovës

12/09/2025 - 15:52
në Lajme
A A
53 milionëshi, Hamza: S’kam qenë pjesë e këtij procesi, çështjen e kam deleguar te një zv.ministër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar opinionin publik se është pezulluar dialogu strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës. Ky veprim ka nxitur reagime të shumta.

Ndër reaguesit ka qenë edhe Bedri Hamza, i cili ka theksuar se aleanca me SHBA-në është më e rëndësishmja dhe se partneriteti me të nuk duhet të rrezikohet, transmeton Veriu.info.

Kryetari i Mitrovicës, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-në shënon periudhën më të errët në historinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përjetësisht aleati më i rëndësishëm i Kosovës. Ky partneritet është pasuria më e madhe e shtetit tonë. Me SHBA-në e kemi bërë rezistencën paqësore. E kemi bërë luftën dhe e kemi arritur lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Pezullimi i dialogut strategjik me Kosovën, si pasojë e veprimeve të Qeverisë, shënon periudhën më të errët në historinë e re të Kosovës.

Ky është lajm shumë i keq për ne, por njëkohesisht jam i bindur se nuk ka qenë vendim aspak i lehtë as për qeverinë amerikane.

Shteti dhe populli i Kosovës nga sot është para një sfide ekzistenciale, ku marrëdhëniet me SHBA-në po rrezikohen seriozisht dhe bashkë me to edhe shteti i Kosovës.

Këto marrëdhënie nuk janë vetëm çështje diplomacie, por janë garancia më e fortë për ekzistencën, stabilitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës. Unë dua të rikonfirmoj se periudhës së mjegullës, kaosit institucional, polarizimit me aleatë dhe ofendimeve ndaj zyrtarëve amerikanë, po u vjen fundi.

Apeli im publik mbetet i qartë: duhet t’i tejkalojmë egot personale dhe të bëhemi bashkë për ta ruajtur shtetin tonë. Kosovën duhet ta rikthejmë në rrugën euroatlantike, në partneritet strategjik me SHBA-në dhe BE-në.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së: Do të angazhohem të rifillojë dialogu sa më shpejt
Lajme

Presidentja shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së: Do të angazhohem të rifillojë dialogu sa më shpejt

12/09/2025 - 17:49
Vëllai i Fitore Pacollit thotë se Amerika po e shtyn Kosovën të lëshojë pe përballë Serbisë
Kryesore

Vëllai i Fitore Pacollit thotë se Amerika po e shtyn Kosovën të lëshojë pe përballë Serbisë

12/09/2025 - 16:54
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Kryesore

Çka është Dialogu Strategjik që Amerika e pezulloi me Kosovën?

12/09/2025 - 16:37
Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor
Lajme

Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor

12/09/2025 - 16:32
​Veteranët fillojnë të mblidhen për t’u nisur drejt Hagës
Lajme

​Veteranët fillojnë të mblidhen për t’u nisur drejt Hagës

12/09/2025 - 16:31
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Lajme

Bajrami: Dëmi që po ia shkakton Kurti dhe VV Kosovës është i pariparueshëm

12/09/2025 - 16:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë