Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Isa Mustafa për çështjen e Presidentit: Nëse VV e merr edhe këtë post, kthehemi në shtet njëpartiak

07/04/2026 - 15:21
në Kryesore, Lajme
A A
“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar diskutimet politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, në një kohë kur ende mungon një konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Lidhur me këtë çështje ish- kryetari i LDK-së, Isa Mustafa fillimisht ka sqaruar se cilat opsione nuk i konsideron si zgjidhje të pranueshme për situatën aktuale.

“Së pari po shprehem se çfarë nuk është zgjidhje. Zgjidhje nuk do të ishte që VV, duke e pasur shumicën në Kuvend, Kryeparlamentarin dhe Qeverinë, të ketë edhe Presidentin. Kështu do të ktheheshim në një shtet njëpartiak.”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

Ai paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në një subjekt të vetëm politik, duke e parë këtë si cenim të balancës demokratike.

Mustafa thekson se zgjidhja duhet të vijë përmes bashkëpunimit ndërmjet pozitës dhe opozitës, duke përfshirë edhe mundësinë e një kandidature jashtë shumicës:

“Do të ishte zgjidhje që partia që ka shumicën të tregojë vullnet për një president nga opozita ose për një personalitet për të cilin pajtohen pozita dhe opozita.”, vlerësoi ai.

Sipas tij, një qasje e tillë do të ndihmonte në ruajtjen e balancave institucionale dhe politike në vend.

Duke folur për karakteristikat që duhet të ketë një kandidat i mundshëm, Mustafa pranon vështirësinë e arritjes së një figure ideale, por nënvizon disa parime bazë.

“Këtë figurë është vështirë ta gdhendim si skulptor, por të pajtohemi se nuk ka të përkryer. Të jetë një njeri që siguron balancë të brendshme, mbrojtje të kushtetutës dhe përfaqësim jashtë në interes të vendit.”, tha tutje Mustafa në prononcimin.

Në mungesë të vullnetit politik për kompromis, Mustafa sugjeron që vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

“Nëse nuk gjendet ky vullnet, do të ishte më mirë të përfundohet ky cikël i amullisë dhe të shkohet në zgjedhje.”

Në fund, ai e vendos situatën politike edhe në një kontekst më të gjerë global, duke theksuar mungesën e orientimit strategjik.

“Ndryshimet gjeopolitike dhe ato gjeoekonomike kërkojnë nga çdo vend t’i definojë interesat e veta. Duket se ne nuk jemi në këtë rrugë!”

Me aktgjykimin e shpallur nga Kushtetuesja më 25 mars u përcaktua afati prej 34 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, konkretisht deri më 28 prill.

Nëse Presidenti nuk arrin të zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditësh./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës

Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
07/04/2026 - 16:05

Kosova është në mesin e vendeve në të cilën ka shpërthyer kriza me çmimet e derivateve, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, ndërmjet SHBA-së e Izraelit...

Më shumëDetails

Paradite u paralajmërua urdhër-arrest ndaj tij, Egzon Azemi del para gjyqit pasdite

Paradite u paralajmërua urdhër-arrest ndaj tij, Egzon Azemi del para gjyqit pasdite
07/04/2026 - 15:54

Egzon Azemi është paraqitur në seancën gjyqësore, që akuzohet për rastin e kanosjes së një prokurori e një gjyqtari special, vetëm pasdite. Paradite, gjyqtari paralajmëroi lëshimin e një...

Më shumëDetails

Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
07/04/2026 - 15:47

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës,...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza për presidentin, deputeti i VV-së: Zyrtare është edhe ftesa gojore

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
07/04/2026 - 15:42

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka deklaruar se partia e tij e ka seriozisht përpjekjen për zgjedhjen e presidentit. Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se...

Më shumëDetails

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar
07/04/2026 - 15:28

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë imami nga Suhareka, Shaban Shehu. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë miqtë,...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Kurti ka abuzuar me konstruktivitetin e PDK-së, nëse do takim le të na shkruajë vetëm zyrtarisht

Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin
07/04/2026 - 15:06

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se PDK-ja ka qenë dhe është konstruktive sa i përket zgjedhjes së presidentit Deputeti Tahiri tha se Kurti nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë