Njësia e UÇK-së e fshtatit Dedi në komunën e Mitrovicës kanë reaguar ndaj komenteve të Hasan Pretenit që mohoi pjesëmarrjen në luftë të ish ushtarit të UÇK-së nga ky fshat, Jahir Dedia Nimani, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky njësit përmes një letre publike ka thënë se Jahir Dedia Nimani ka qenë ushtar i UÇK-së, gjë që është konfirmuar nga Xhafer Bajrami, ish komandant i pikës në Dedi.
Sipas kësaj letre, Jahir Nimani, ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga komanda e UÇK-së me përkushtim dhe guxim të lartë qysh në moshën 17 vjeçare.
”Xhafer Bajrami, ish komandant i pikës në Dedi dhe themelues i 7-të i grupit të njësisë së parë në Zabërgj, konfirmon se Jahir Dedia Nimani ka qenë ndër të parët në njësinë ushtarake të fshatit Dedi.” – thuhet në letër.
Letra e plotë:
Reagimi:
REAGIM I NJËSISË SË UÇK-SË – FSHATI DEDI, KOMUNA E MITROVICËS – Fshati Dedi, Mitrovicë – 18 Tetor 2025
Ne, ish-anëtarët dhe përfaqësuesit e njësisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fshatin Dedi, shprehim indinjatën tonë të
thellë ndaj komenteve të turpshme dhe qëllim keqe të z. Hasan Preteni, i cili ka pretenduar se ish-luftëtari ynë, Jahir Dedia Nimani, nuk ka marrë
pjesë fare në luftë dhe ka dorëzuar armën. Këto akuza janë plotësisht të pabaza, të motivuara nga motive personale ose politike, dhe synojnë të
njollosin kontributin e vërtetë të luftëtarëve tanë në luftën çlirimtare kundër barbarisë serbe.
Z. Xhafer Bajrami, ish-komandant i pikës në Dedi dhe themeluesi i 7-të i
grupit të njësisë së parë në Zabërgjë, konfirmon se Jahir Dedia Nimani ka
qenë ndër të parët në njësinë ushtarake të fshatit Dedi. Kjo njësi kishte
përgjegjësi për mbrojtjen e fshatrave Dedi, Batahir, Cerajë dhe Koshtovë.
Jahir Dedia Nimani, në moshën vetëm 17-vjeçare, ka kryer të gjitha detyrat
e kërkuara nga komanda, duke përfshirë misionet sipas nevojës në Selac
dhe Melenicë. Ai ka qenë aktiv në të gjitha aspektet e luftës, duke
demonstruar guxim dhe përkushtim deri në përfundimin e luftës.
Është e papranueshme që z. Preteni të shpërndajë dezinformata të tilla, të
cilat jo vetëm që dëmtojnë reputacionin e një luftëtari të ri, por edhe
indinjohen ish-ushtarët dhe kontributdhënësit e zonës së Shalës. Të gjithë
ata që ishin prezent në ato ditë të vështira mund të dëshmojnë për
pjesëmarrjen aktive të z. Jahir Dedia Nimani në luftë. Ai kurrë nuk ka
dorëzuar armën, nuk ka refuzuar asnjë urdhër dhe ka luftuar me nder deri
në fund kundër okupatorit serb.
Ky reagim ka për qëllim të informojë publikun e gjerë dhe të demantojë
plotësisht pretendimet e z. Preteni. Ne kërkojmë që ai të tërheqë këto
akuza të rreme, të respektojë sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së dhe të
kërkoj falje publike për pretendimet e tilla të cilat nuk janë të bazuara në
asnjë fakt të vetëm. z.Preteni duhet të kuptoj se lufta jonë ishte për liri dhe dinjitet, dhe nuk do
të lejojmë që histori të tilla të falsifikuara të errësojnë trashëgiminë tonë.
Në emër të Njësisë së UÇK-së në Dedi, Ish-luftëtarët dhe
kontributdhënësit e Zonës Operative të Shalës të cilët vepronin në
kuadër të Brigadës 141 “Mehë Uka”