Më datë 12 korrik një person mbeti i plahosur rëndë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, saktësisht në rrugën “Shala e Bajgorës”.
U raportua se i plagosur mbeti Fatmir Voca, i cili është qëlluar me armë zjarri derisa po ruante një pronë private brenda një kontenieri për qëndrim të përkohshëm. I plagosur, ai ka kërkuar ndihmë në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë dhe më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë, ku ndodhet ende nën përkujdesje mjekësore dhe mbikëqyrje policore.
Në media është raportuar se në mesin e tre personave të dyshuar nga policia është edhe Festim Ademi.
Dy ditë më pas, sot, Festim Ademi ka reaguar duke mohuar përfshirjen në këtë rast.
Ai ka telefonuar në redaksinë e Veriu.info, duke thënë se gjendet në Gjermani dhe nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast.
“Unë s’kam bërë pushimë hala këtë verë në Kosovë. Nuk kam asgjë të bëjë me rastin. Për me qit si të dyshuar, duhet me pas ndonjë dëshmi, e jo vetëm fjalë të dikujt”.
Festim Ademi ka dërguar edhe disa fotografi, duke thënë që gjendet në punën e tij në Gjermani.
Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati