Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar me indinjatë të thellë ndaj një informacioni të publikuar në media, sipas të cilit një ish-roje burgu në Hagë, që kishte mbikëqyrur Hashim Thaçin gjatë paraburgimit të tij, është rekrutuar si prokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe po merr pjesë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Si është e mundur që një individ me histori direkte të kontaktit dhe mbikëqyrjes së të akuzuarve, të avancojë befas në pozitën e një prokurori?
A është ky drejtësi apo një farsë e ndërtuar mbi urrejtje të kamufluar dhe urdhra të errët politik?Ky veprim e zhvesh përfundimisht këtë proces nga çdo petk i paanshmërisë. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk është as i drejtë dhe as ligjor, por një ndjekje politike e organizuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” thuhet në reagimin e tyre .
Organizata u bën thirrje opinionit publik, shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare që të mos qëndrojnë në heshtje përballë asaj që e quajnë “rrezik serioz për themelet e drejtësisë ndërkombëtare”.
Reagimi i plotë: