Sot gjatë ditës në media u raportua edhe për një grant në vlerë rreth 100 mijë euro të cilin e kishte fituar Shemsi Xhaferi, babai i nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri, Shkëlzen Xhaferi.
Ky i fundit ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se grantin e ka fituar me ankesë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Po ashtu Xhaferi ka thënë se nuk ka asnjë lidhje familjare me Faton Pecin.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Sot kanë nisur sulmet ndaj meje dhe familjes time, njësoj si para zgjedhjeve qendrore të shkurtit 2025 (me te njëjtën temë)!!
Ashtu siç e kam njoftuar edhe një gazetare në atë kohë, po ju njoftoj edhe juve: granti për të cilin po flitet është fituar përmes ankese (shih Foto 1).
Po ashtu, dy persona janë paditur për shpifje (shih Foto 2).
Ndërkaq, nuk ekziston asnjë lidhje familjare me Faton Peci, fotoja që po qarkullon (Foto 3) është nga një aktivitet politik, përvjetori i LDK-së në Vushtrri, në vitin 2017.
Ai tashmë është pjesë e një partie tjetër, ndërsa unë i kam qëndruar besnik LDK-së.
Siç duket, kjo besnikëri po i pengon PDK-së në Vushtrri, që tani po përpiqet të mbulojë skandalet e tyre milionëshe me sulme të ulëta.
Nuk do të mund ta njollosni familjen time