Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon prapë aktivisti i VV-s në Mitrovicë: Këshilli nuk ka dalë nga një proces demokratik, lista për asamblistë duhet të përfshinte edhe Doni Beshirin e shumë aktivistë të vjetër

17/08/2025 - 20:55
në Kryesore, Lajme
A A
Reagon prapë aktivisti i VV-s në Mitrovicë: Këshilli nuk ka dalë nga një proces demokratik, lista për asamblistë duhet të përfshinte edhe Doni Beshirin e shumë aktivistë të vjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info dje ka raportuar për probleme të brendshme në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku aktivisti Musa Ajeti ka drejtuar akuza se Këshilli i VV-së në Mitrovicë është jolegjitim, pasi që ky organ e ka zgjedhur ‘vetëveten’ për shkak se në 80% të pikave (nëndegëve) nuk janë mbajtur mbledhje.

Telashe në VV-në e Mitrovicës, anëtari i kësaj partie Musa Ajeti: Këshilli i VV-së është jolegjitim, e zgjodhën vetveten pa takime nëpër pika

Këto akuza ndaj drejtuesve të LVV në Mitrovicë, aktivisti Musa Ajeti i kishte bërë në një postim të Veriu.info në Facebook për zhvillimet e fundit të kësaj partie në Mitrovicë.

Pas lajmit të publikuar për komentin e tij, veterani i UÇK-së dhe aktivisti i VV-së, Musa Ajeti, sot prapë ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke rikonfirmuar pretendimin se Këshilli i Përgjithshëm i VV-së në Mitrovicë nuk ka dalë nga një proces i përfunduar demokratik.  Ai thotë se përkundër kritikave, përkrahja e tij për VV-në mbetet e palëkundur, raporton Veriu.info.

Tutje në reagim, aktivisti Musa Ajeti ka shprehur kritika edhe për listën e kandidatëve të VV-së për Kuvend Komunal, ku thotë se ajo do të duhej të përfshinte personalitete të vlerësuara si Doni Beshiri e shumë aktivistë të vjetër që kanë mbajtur gjallë frymën e Lëvizjes në kohë të vështira.

Ndryshe, Veriu.info kishte raportuar se edhe përkundër që kishte kaluar kandidatura e tij në Këshillin e VV-së në Mitrovicë, ai ishte eliminuar nga gara prej Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të VV.

Lajm ‘tronditës’ për aktivistët e VV në Tavnik të Mitrovicës, ja kush e eliminoi Doni Beshirin nga gara për asamblist

 

Postimi i Musa Ajeti:

Reagim ndaj veriu info:

—–

Unë,Musa Ajeti-ish Ushtar i UÇK.s. dhe nji nga aktivistët më të vjetrit në Mitrivicë dua të ndaj me opinionin tim,reagimin lidhur me zhvillimet e fundit.

Është e vertet që konsolidimi i Kryesisë së LVV.së në Mitrovicë dhe i këshillit të përgjithshëm nuk ka dalë nga një proces i përfunduar demokratik.

Asnjë pikë nukë është e mbyllur si duhet dhe shumë qështje mbeten të hapura.kjo nuk mund të mohohet sepse është e dukshme për secilin aktivist që ka jetuar e sakrifikuar për këtë levizje. Megjithatë,dua të jam i qartë: përkrahja ime mbetet e palëkundur jam për kandidatin tonë Faton Peci dhe për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Kritika nuk është shkëputje nga ideali, por është thirrje për më shumë përgjegjësi, trasparrencë dhe respekt ndaj atyre që kanë qenë në vijën epatë përballjes politike e shoqërore.

Do të kisha dashur që lista jonë të ishte më gjithëpërfshirëse e më përfaqësuese.përveç figurave të respektuara si Armend Begu, lista do të përfshinte personalitete të vlerësuara nga qyteti ynë,si profesori Doni Beshiri,por edhe shumë aktivistë të vjëter që e kanë mbajtur të gjallë frymën e Lëvizjes në kohë të vështira kështu krijohet një listë me peshë besim dhe integritet .një listë ku sot gjejnë vend ish-eksponentët e rivalve tan politikë ata që dikurë na luftonin,kur ne protestonim me duar thatë e barkun bosh është e pakuptimtë të mos ketë vend për ish-veteranët e UÇK.së. dhe për burrat e gratë e ndershme të këtij qyteti që i kanë qëndruar lëvizjes besnikë në ditë të mira e të këqija.” bile m’ ka que nana me la gojen”.sa për veten time ,dua të theksoj qartë:Musa Ajeti nuk ka pasur dhe nuk ka ambicie për një ulëse në kuvendin komunal.jetoj jetën time më dinjitet,kontriboj çdo ditë me mundsit e mia për vendin dhe për popullin tim,porë nuk mund të hesht kur shoh padrejtësi brenda shtëpis son politike.Vetëvendosje ka potencial të madh për të fituar në Mitrovicë por fitorja nuk është qëllim më vete, ajo është mjeti për një të drejtë më të barabartë dhe më të zhvilluar për qytetin tonë dhe për rininë që po kërkon shpresë …

——-

Musa Ajeti

ish-ushtar i UÇK.së.

Aktivist i hershëm në Mitrovicë. ..

JU REKOMANDOJMË

Banka e Shqipërisë i vendos kufizime bankës së pronarit të Eurosig, Kadri Morinës
Kryesore

Banka e Shqipërisë i vendos kufizime bankës së pronarit të Eurosig, Kadri Morinës

17/08/2025 - 22:29
Ngërçi në Kuvend: Pse po vonohet publikimi i aktgjykimit?
Kryesore

Ngërçi në Kuvend: Pse po vonohet publikimi i aktgjykimit?

17/08/2025 - 20:42
Koha kur Kurti premtonte se RTK’së do t’ia largojë kontrollin politik dhe do t’ua bëjë zgjidhjen për financa
Kryesore

Koha kur Kurti premtonte se RTK’së do t’ia largojë kontrollin politik dhe do t’ua bëjë zgjidhjen për financa

17/08/2025 - 20:18
Rrëzohet pjesë e fasadës në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut – nuk ka të lënduar
Kryesore

Rrëzohet pjesë e fasadës në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut – nuk ka të lënduar

17/08/2025 - 19:32
E tejkaloi shumën e lejuar – Policia e Kosovës e kap pasagjerin e linjës Londër-Prishtinë me  11 mijë funta në Aeroportin e Prishtinës
Lajme

E tejkaloi shumën e lejuar – Policia e Kosovës e kap pasagjerin e linjës Londër-Prishtinë me 11 mijë funta në Aeroportin e Prishtinës

17/08/2025 - 17:42
SBASHK-u paralajmëron greva “nëse nuk ka dialog me MAShT-in” deri më 20 shtator
Kryesore

SBASHK-u paralajmëron greva “nëse nuk ka dialog me MAShT-in” deri më 20 shtator

17/08/2025 - 17:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti Vuçiç: Do padis SHBA për armatimet në Kosovë

    Vuçiq kërcënon protestuesit serbë: Përgjigja do të jetë tjetër nga çfarë e keni parë, do të përdorim gjithçka në dispozicion

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahje në mes të dy familjeve në Llaushë të Skenderajt – disa të lënduar e pesë të arrestuar (EMRAT)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ​Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë