Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk është rikandiduar sërish për këtë post.
Kjo u bë e ditur nga mbledhja e sotme e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u zyrtarizuan të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 12 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Lladrovci, ku ka thënë se deri më sot nuk është rrëzuar asnjëherë.
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai.