
Në reagimin e ShSKUK thuhet se ky institucion i vlerëson si të papranueshme tentimet e individëve apo subjekteve politike për të keqpërdorur publikisht projektet nacionale shëndetësore dhe për t’i paraqitur ato ni iniciativa personale apo partiake.
“Në këtë rast, theksojmë se projekti “Plani Nacional për Stroke” nuk është projekt lokal apo personal i ndonjë kryetari komune apo kandidati për kryetar, por është program kombëtar i iniciuar dhe miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në vitin 2023, me qëllim të përmirësimit të kujdesit ndaj pacientëve me sulm në tru (stroke) dhe ofrimit të trajtimit brenda afateve kohore të rekomanduara ndërkombëtarisht”, thuhet në reagim.