Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në prag të protestës në Beograd, është duke deklaruar duke thënë se “ do të ruhen paqja dhe stabiliteti”.
“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen.” – është shprehur Vuçiq, transmeton REL.
“Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme.” – tha ai tutje.