Real Madridi ka dëshmuar edhe njëherë se është “mbreti” i futbollit evropian duke e fituar edhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
Në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, Real Madridi ishte kundërshtari i sontëm i Liverpoolit.
Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France”, në Paris, i takoi madrilenëve me rezultat 0:1.
Pas triumfit, futbollistët madrilen “shpërthyen” në festë duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në “qiell”.
Nga ana tjetër, te Liverpooli zhgënjimi ishte shumë i madh.
Ndryshe, ky është trofeu i 14-t i Real Madridit në kompeticionin më të madh evropian për klube, Liga e Kampionëve./FrontOnline/












