Real Madridi po e ndjen frikën e mostransferimit të Kylian Mbappes në afatin kalimtar të verës.
Sipas The Times, Real Madridi ka filluar të pyes për sulmuesin francez, teksa i ka dërguar mesazh të qartë: Ose nënshkruan këtë verë, ose nuk do të vijë më kurrë.
Sulmuesi parisien, që mund të negociojë me klubet tjera që nga 1 janari, ka një marrëveshje joformale me “Los Blancos”, shkruan Gazeta Express.
Një ndjenjë frike po shihet në kampin spanjoll, aq sa kanë filluar të ushtrojnë presion ndaj kampionit të botës.
PSG duket se i ka ofruar nj kontratë faraonike Mbappes për ta bindur të qëndrojë, të paktën edhe për një sezon tjetër.











