Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reçica: Qeveria në detyrë po përdor rritjen e pensioneve dhe pagës minimale për propagandë elektorale

31/10/2025 - 12:05
në Lajme
A A
Reçica: Qeveria në detyrë po përdor rritjen e pensioneve dhe pagës minimale për propagandë elektorale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka reaguar pas mbledhjes së fundit të qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë si “një spektakël propagandistik” dhe jo një mbledhje serioze me karakter institucional.

Reçica tha se mbledhja, e zhvilluar vetëm pak orë para takimit të presidentes me përfaqësuesit e partive politike për të shqyrtuar formimin e një qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, “nuk kishte qëllim qeverisës, por elektoral”.

Sipas tij, qeveria në detyrë po përdor rritjen e pensioneve, shtesat për fëmijë dhe pagën minimale “jo si politika të qëndrueshme sociale, por si instrumente të fushatës politike”. Ai e quajti këtë veprim “mungesë përgjegjësie dhe keqpërdorim të funksionit publik në një moment vendimtar për vendin”.

“Kjo mbledhje nuk mund të konsiderohet as reformatore e as e përgjegjshme. Qeveria kishte katër vjet për të reformuar sistemin social, por nuk bëri asgjë. Tani po rikthen premtimet e vjetra në formë të dhuratave buxhetore për qëllime politike”, theksoi Reçica.

Ai kritikoi edhe miratimin e projektbuxhetit për vitin 2026 nga një qeveri në detyrë, duke e quajtur “tejkalim të mandatit politik dhe shkelje të frymës së përgjegjësisë institucionale”.

Reçica kujtoi se vetëm disa ditë më parë Kosova shënoi 10-vjetorin e Marrëveshjes së stabilizim-asociimit me Bashkimin Evropian, që sipas tij duhej të ishte dëshmi e përkushtimit ndaj standardeve evropiane të qeverisjes, por “vendimet e sotme tregojnë devijim të qartë nga ato standarde”.

Në përfundim, ai theksoi se shtetet e qëndrueshme “nuk ndërtohen mbi retorikën e dhuratave para zgjedhjeve, por mbi institucione funksionale dhe politika afatgjata sociale”, duke apeluar për maturi, transparencë dhe respektim të plotë të rendit kushtetues.

JU REKOMANDOJMË

Gjergj Dedaj: “Turpi ka emër dhe mbiemër – LVV e Albin Kurtit”
Lajme

Dedaj-Kurtit: Nuk ta ka lënë baba amanet Kosoven, si pronë familjare, me bë çfarë të duash me të!

31/10/2025 - 18:18
Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
Lajme

Tahiri: Shihet nga aeroplani që vendimet e Kurtit sot janë tentimblerje të votës së nevojlive

31/10/2025 - 18:01
Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
Kryesore

IKD: Qeveria Kurti sot mori vendime të kundërligjshme dhe elektorale

31/10/2025 - 17:45
Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së
HULUMTIME

Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

31/10/2025 - 16:34
Krasniqi në 25 vjetorin e TMK-së: Burrat dhe gratë me uniforma të Kosovës kanë qenë dhe janë krenaria jonë
Kryesore

Krasniqi: Do të krijojmë qeveri të re pa Kurtin, s’do të ketë zgjedhje në prill sepse do ta zgjedhim edhe presidentin

31/10/2025 - 16:30
A do të marrë pjesë në zgjedhje pasi t’i përfundojë mandati? Përgjigjet Vjosa Osmani
Lajme

A do të marrë pjesë në zgjedhje pasi t’i përfundojë mandati? Përgjigjet Vjosa Osmani

31/10/2025 - 16:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Pas dy orësh përfundon takimi i krerëve të partive me Presidenten

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Osmani qeshet teksa thotë se s’mund të mandatohet për kryeministër dikush që shkel interesat e Kosovës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë