Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Reciprociteti me Serbinë” thyhet rekordi në muajin shkurt, kaq euro mallra hynë në Kosovë nga Serbia

07/03/2022 - 20:37
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
“Reciprociteti me Serbinë” thyhet rekordi në muajin shkurt, kaq euro mallra hynë në Kosovë nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mallrat e Serbisë vështirë se mund të largohen ndonjëherë nga Kosova. Prania e tyre vetëm është rikthyer përsëri në këtë vit, duke u bërë sërish partneri kryesor i Kosovës nga vendet e rajonit (CEFTA-s), pas rënies së fortë në 2019-n.

Si asnjëherë tjetër, në muajin shkurt të këtij viti, tregu në Kosovë është ‘bombarduar’ më mallra të Serbisë.

Fiks 21 milionë e 466 mijë euro ka qenë vlera e mallrat të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë në muajin e kaluar.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se në shkurt të vitit të kaluar vlera e mallrave serbe ishte 18.4 milionë euro. Në vitin 2020, vlera e tyre në të njëjtin muaj ishte 400 mijë euro, ndërsa 500 mijë euro ishte në 2019’tën.

Në dy muajit e parë të këtij, viti Serbia ka future mallra në Kosovë në vlerë prej 35 milionë e 100 mijë euro, ndërsa importi më Shqipërinë ka qenë 28 milionë e 510 mijë euro. Me Maqedoninë 21 milionë e 770 mijë euro.

Ndonëse, importi me Serbinë për dy muaj ka qenë më i lartë për rreth 7 milionë euro se me Shqipërinë, buxheti i Kosovës është mbushur më shumë nga taksat e TVSH-së së importit më Shqipërinë. Kjo për faktin se me Serbinë importohet një numër i madh i produkteve të lëndës së parë, e cila është e liruar nga TVSH-ja.

Pas një rënie të fortë në vitin 2019, kur Kosova zbatoi reciprocitetin me Serbinë që solli pothuajse bllokimin e importeve, në periudhën janar-qershor 2021, fqinji verior gjeti përsëri teren edhe nën qeverinë e Albin Kurtit, dhe kaloi sërish në vend të parë nga rajoni i CEFTA-s, që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi më Serbinë nga 1 Janari deri më 31 dhjetor 2021 ka qenë 243 milionë e 466 mijë euro. Shqipëria ka qenë pak më poshtë më shifra, në vlerë prej 238 milionë e 600 mijë euro. Blerjet e mallrave nga Maqedonia e Veriut 176 milionë e 448 mijë euro.

Edhe në vitet tjera, Serbia e pushtoi ngjashëm tregun kosovar me mallrat e saj. Ajo eksportoi 285 milionë e 300 mijë euro në vitin 2014, 368 milionë e 200 mijë në vitin 2015, 382 milionë e 100 mijë në vitin 2016 dhe 387 milionë e 600 mijë në atë 2017.

“Kulmi” u arrit në vitin 2018. Serbia dërgoi e Kosova mori nga atje produkte në vlerë të hiç më pak se 449 milionë e 900 mijë euro – më së shumti prej 2008-s.

Pushtimit ekonomik që Serbia po i bënte tregut të Kosovës për një dekadë (2008 – 2018), hovin ia ndali taksa prej 10% së pari, e pastaj 100% që Qeveria e Kosovës, atëherë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i vendosi produkteve me origjinë serbe dhe atyre boshnjake në fundnëntorin e 2018-s. Shuma totale e dërgesave të saj nga 449 milionë e 900 mijë euro sa ishte në vitin 2018, ra në vetëm 5 milionë e 578 mijë euro në atë 2019.

Taksa zgjati gati një vit e gjysmë deri më 31 mars të 2020-s. Atë, në këtë datë, e hoqi dhe e zëvendësoi me reciprocitet kryeministri i ri që erdhi në pushtet, Albin Kurti. Kjo i paraqiti shumë telashe gjatë mandatit të tij të parë. Në njërën anë, reciprociteti s’po pranohej assesi nga Serbia, e cila e kushtëzoi rinisjen e dialogut me Kosovën, me heqjen e kësaj mase.

Presioni diplomatik i huaj e bëri të vetën. LDK-ja, që ishte në koalicion me VV-në, e prishi ujdinë dhe krijoi një Qeveri të re me AAK-në dhe NISMA-n.

Ndër veprimet e para që mori kryeqeveritari i ri, atë kohë, Avdullah Hoti, ishte heqja e reciprocitetit me Serbinë në qershor të 2020-s. Fqinji verior, dërgoi përgjatë vitit 2020 produkte në vlerë prej 190,980,000 euro.

JU REKOMANDOJMË

Rron Gjinovci i del në mbrojtje Gashit: Kjo histeri po nxitet nga kundërshtarët politik të Kurtit!

Rron Gjinovci i del në mbrojtje Gashit: Kjo histeri po nxitet nga kundërshtarët politik të Kurtit!
28/03/2026 - 11:00

Ekspozita e organizuar në sheshin e Prishtinës nga “Admovere” dhe “Integra” me të dhëna të pasakta për masakrat që janë kryer në Kosovë ka nxitur reagime të shumta....

Më shumëDetails

Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat

Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat
28/03/2026 - 10:36

Komuna e Prishtinës me ekipet e kryeqytetit ka larguar tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar video...

Më shumëDetails

Nait Hasani për ekspozitën në shesh: Tregohen mashtrime të Serbisë dhe të agjentëve serbë

Nait Hasani për ekspozitën në shesh: Tregohen mashtrime të Serbisë dhe të agjentëve serbë
28/03/2026 - 10:10

I mbijetuari i masakrës së Dubravës dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ndaj ekspozitës së vendosur në sheshin e Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovës,...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës

Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës
28/03/2026 - 09:58

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë...

Më shumëDetails

Pas reagimeve, sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Pas reagimeve, sot largohet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
28/03/2026 - 09:33

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur...

Më shumëDetails

Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve
28/03/2026 - 08:50

Shkëlzen Gashi ka reaguar lidhur me ekspozitën për Masakrat në Kosovë të zhvilluar në Prishtinë, dhe, kritikat ndaj saj për shkak të të dhënave të pasakta. Gashi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë