Adnan Rrustemi, deputeti i VV-së, ka thënë se LDK nuk mund të jetojë pa PDK-në.
Ai ka ironizuar me propozimin e Abdixhikut për qeveri të tranzicionit, teksa ka thënë se LDK është e kapur në të katër anët.
Postimi i tij i plotë:
Kot se kot. E pamundur që LDK të jetojë pa PDK-në. Ani Qeveri tranzicioni, nga vendi i tretë kundër partisë së parë që e vetme ka fituar pothuajse sa të tria bashkë.
LDK është e kapur nga të katër anët. Nga oligarkët që e kanë financuar e ia shkruajnë statuset e ia trasojnë qëndrimet e deri tek PDK pa të cilën nuk po mundet.