Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rektori Hajrullahu figuron si kryetar i OJQ-së prapa ekspozitës që pasqyroi pasaktësisht Masakrat në Kosovë

29/03/2026 - 14:08
në Kryesore, Lajme
A A
Rektori Hajrullahu figuron si kryetar i OJQ-së prapa ekspozitës që pasqyroi pasaktësisht Masakrat në Kosovë

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, vazhdon të figurojë si Kryetar i Bordit në faqen zyrtare të “Admovere” – një prej organizatave përgjegjëse për ekspozitën skandaloze që shkaktoi indinjatë të thellë publike me pasaktësitë rreth masakrave në Kosovë – pavarësisht se ai pretenduar se është larguar nga kjo organizatë.

Një kërkim i thjeshtë në uebsajtin admovere.org, nxjerr përfshirjen e kreut të institucionit më të madh të arsimit të lartë në vend në majën e kësaj organizate. Në rubrikën “Bordi”, Hajrullahu shfaqet me emër, fotografi dhe me titullin e qartë: Kryetar i Bordit.

Screenshot

Rektori Hajrullahu reagoi dje përmes një komunikate publike, duke mohuar kategorikisht të jetë pjesë e ndonjë organizate. Megjithatë, në faqen zyrtare të kësaj OJQ-je, emri i tij vazhdon ende të figurojë si Kryetar i Bordit.

“Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, sqaron opinionin publik se, që nga dita e zgjedhjes në funksionin e rektorit të UP-së më 7 gusht 2024, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në çdo organizatë ose institucion tjetër, përveç Universitetit të Prishtinës.

Në mbrojtje të integritetit të tij akademik dhe njerëzor, si dhe të institucionit që drejton, rektori Hajrullahu do të fillojë të ndjekë rrugët ligjore kundër të gjitha rasteve të lajmeve të pavërteta që po shfaqen në vazhdimësi, në kuadër të fushatave të qëllimshme dezinformuese”, thuhet ndër tjera në reagim.

Kjo organizatë dhe organizata “Integra” ishin prapa ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ekspozitë që shkaktoi valë reagimesh si pasojë e pasaktësive në pasqyrimin e Masakrave në Kosovë, duke u akuzuar për përhapje të propagandës serbe në sheshin e Prishtinës.

Materialet e kësaj ngjarjeje, që gëzonte mbështetje financiare edhe nga Kuvendi i Kosovës, u hoqën nga sheshi qendror i kryeqytetit të shtunën në mëngjes, vetëm pesë ditë nga dita kur u shpalosën. Ky largim i paneleve me të dhëna të gabuara erdhi direkt pasi Komuna e Prishtinës mori vendim për ta anuluar lejen e këtij instalacioni, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj indinjatës së gjerë qytetare mbi shtrembërimet e hasura në tekstet e ekspozitës.

Pretendimet e Gashit, i cili deklaroi se ishte bazuar në burimet e Fondit për të Drejtën Humanitare, janë hedhur poshtë haptazi nga vetë kjo organizatë, duke i kualifikuar ato si devijime tërësisht joprofesionale.

Përmes një qëndrimi zyrtar, ata theksuan se “kjo nuk është çështje interpretimi, por mungesë elementare e njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare”.

Ky institucion sqaroi po ashtu se personat e vrarë në burgun e Dubravës ndodheshin nën mbikëqyrjen absolute të shtetit serb si të burgosur, e në asnjë mënyrë nuk ishin pjesëmarrës aktivë në fronte lufte.

Këtë qasje e ka kritikuar edhe më ashpër aktivistja serbe Natasha Kandiq. Në një prononcim për gazetarin e Nacionales, Xhezair Dashir, ajo tha ndër tjera: “Shkëlzen Gashi nuk kupton. Ai nuk e kupton dhe as nuk e ka dijen për të kuptuar atë çka ne kemi shënuar”.

Sipas aktivistes, nga çasti i ndalimit, këtyre personave u ndryshon statusi dhe gëzojnë mbrojtje të plotë juridike të garantuar nga Konventat e Gjenevës.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje
29/03/2026 - 14:55

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat e luftës, Tahiri: Shteti ka dështuar, prej një skandali në tjetrin

Tahiri, Kurtit: Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën
29/03/2026 - 14:42

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si dështim shtetëror rastin e ekspozitës për masakrat në Prishtinë, e cila u tërhoq pas raportimeve për...

Më shumëDetails

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falënderoj Ramën për reagimin e shpejtë

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falënderoj Ramën për reagimin e shpejtë
29/03/2026 - 14:19

Organizata e Veteranvëve të Luftës përmes një konference për media ka reaguar kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që u shfaq së fundmi në Prishtinë.Ekspozita e cila mori...

Më shumëDetails

Haradinaj: Trimat e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, i dhanë fund synimit serb për shfarosje

Haradinaj: Trimat e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, i dhanë fund synimit serb për shfarosje
29/03/2026 - 13:23

Ramush Haradinaj ka kujtuar 29 marsin e vitit 1999, duke nderuar viktimat e vrara në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Ai bëri...

Më shumëDetails

Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari
29/03/2026 - 13:10

Një incident shqetësues është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku një e mitur dyshohet se është sulmuar brenda një lokali. Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët...

Më shumëDetails

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila
29/03/2026 - 12:24

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën duke mbjellur karanfila, përkatësisht 100 mbi urën e Ibrit. “Sot, mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila”, ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urgjencën e Vushtrrisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë