Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ReL: Kurti, qeverisje me duar jo edhe aq të pastra

21/12/2024 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria u kërkon katër komunave në veri 12 milionë euro për borxhin e rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Radio Evropa e Lirë – Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush do të priste që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri.

Megjithatë, gati në fund të mandatit të saj 4-vjeçar, realiteti nuk është dhe aq frymëzues.

Vetë kryeministri Albin Kurti u ftua këtë muaj nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorinë të shkonte tek ai.

Rasti lidhet me rezervat shtetërore, në të cilin është direkt e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

E, me hetime apo procedura gjyqësore u përballën edhe zyrtarë të tjerë.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) thonë se rastet e sinjalizimeve të korrupsionit ose keqpërdorimit të detyrës zyrtare shënuan rritje në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me luftën e saj kundër korrupsionit.

Rritje e numrit të rasteve krahasuar me një vit më parë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, thotë se gjatë këtij viti janë raportuar dhjetëra raste të sinjalizimit nga jashtë për korrupsion të mundshëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nga 1 janari deri në dhjetor, ai thotë se APK-ja ka trajtuar 38 raste të tilla, prej të cilave nëntë janë dërguar për hetim në prokurori, shtatë u janë dërguar institucioneve publike për trajtim dhe tri janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje – të tjerat ose janë refuzuar, ose janë ende në trajtim në APK.

Për krahasim, Buleshkaj thotë se gjatë vitit 2023, janë pranuar 19 raste të sinjalizimit.

Ai, po ashtu, njofton se gjatë këtij viti, APK-ja ka shqyrtuar 98 raste të mosdeklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë – gjë që është e obligueshme me ligj – dhe se ka shqiptuar 96 gjoba, të cilat kanë arritur vlerën prej rreth 22.000 eurosh.

Për krahasim, vitin e kaluar, kjo agjenci ka evidentuar 38 raste të mosdeklarimit të pasurisë.

“Po ashtu, si rezultat i gjetjeve që kemi pasur nga vëzhgimi i pasurisë, në Prokurorinë e Shtetit kemi dorëzuar 45 informata dhe kallëzime penale, të cilat janë në proces të trajtimit nga kjo prokurori”, thotë Buleshkaj për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria dhe gjyqësori “heshtin”

Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për numrin e rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të proceduara nga këto institucione të drejtësisë gjatë katër vjetëve të fundit.

Por, sipas të dhënave nga një analizë statistikore e Lëvizjes FOL në Prishtinë, për performancën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në luftën kundër korrupsionit, të gjitha prokuroritë e Kosovës gjatë vitit 2023 kanë pasur mbi 1.100 lëndë pune, prej të cilave 630 kanë qenë të reja, ndërsa të tjerat kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake.

Si të zgjidhura figurojnë vetëm 500 lëndë.

Po sipas kësaj analize për vitin 2023, shtatë gjykata themelore të Kosovës kanë trajtuar 128 lëndë të korrupsionit, prej të cilave 24 të reja, e të tjerat të trashëguara.

Akuza për “skandale” dhe “afera korruptive”

Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, thotë se rritja e numrit të rasteve të mosdeklarimit të pasurisë dhe e rasteve të sinjalizimit për korrupsion të mundshëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, është vetëm një pjesë e mozaikut të fenomenit të korrupsionit, i cili nuk është luftuar mjaftueshëm nga Qeveria e Kosovës.

Ajo kujton se Qeveria e Kurtit, kur mori pushtetin gati katër vjet më parë, premtim kryesor kishte luftën kundër korrupsionit, por rezultate, sipas saj, nuk dha shumë.

“Mbi ministra, funksionarë e zyrtarë të lartë të kësaj qeverie ka një sërë skandalesh dhe aferash korruptive. Akuza për keqpërdorime me rezervat shtetërore, për shmangie tatimesh, për mosdeklarim të pasurisë, për faljen e miliona eurove borxhe ambalazhuesve të ujit – këto ishin disa nga akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të kësaj qeverie, për të cilat nuk ka ende ndonjë epilog gjyqësor”, thotë Demolli për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se, pavarësisht disa proceseve ligjore që po zhvillohen, nuk ka ende vendime gjyqësore me dënime me burgim efektiv për zyrtarët e profilit të lartë.

Violetë Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se për keqpërdorim të mundshëm të detyrës nga zyrtarë të profilit të lartë, si dhe për fenomenin e nepotizmit, janë shprehur edhe dyshime publike.

“Për shembull, te rasti i subvencioneve [nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural] u tha që zyrtarë të partisë [në pushtet] u kanë dhënë grante familjarëve të tyre. Pastaj, pamë edhe në seancën e fundit [të Kuvendit] emërime të hatashme politike, ku gruaja e ministrit emërohet në [Bordin e KOSTT-it]”, thotë Haxholli.

Për rastin e parë që përmend ajo, Buleshkaj thotë se është duke u trajtuar në APK.

Dyshimet janë se familjari i një deputeteje të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka marrë 100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila drejtohet nga Faton Peci.

Shoqëria civile ka ngritur, po ashtu, shqetësime se dy nga anëtarët e Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT), të zgjedhur së voni, janë familjarë të anëtarëve të Qeverisë së Kurtit.

Ky rast nuk është proceduar ende tutje.

Rastet e dy ministreve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është aktualisht nën hetime për keqpërdorim të detyrës në lidhje me rezervat shtetërore.

Muaj më parë, ajo është ftuar për intervistim në Prokurorinë Speciale, por është mbrojtur në heshtje.

Në fund të vitit 2022, ajo është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Përveç saj, edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është përballur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë, por është liruar prej saj në nëntor.

Cilat janë vlerësimet nga jashtë?

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2024 vlerëson se Kosova ka pasur përparim të kufizuar në luftimin e korrupsionit.

Sipas këtij raporti, “rezultatet ndikohen nga mungesa e burimeve dhe kapaciteteve, si dhe nga mungesa e paanshmërisë dhe llogaridhënies në shërbim të prokurorisë dhe gjyqësorit”.

Në Raportin e Progresit të vitit 2023 u tha se korrupsioni në Kosovë “mbetet një çështje shqetësuese serioze”.

Edhe raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2023, i publikuar në prillin e sivjetmë, vuri në dukje “disa raportime për korrupsion në Qeveri” dhe theksoi se “zyrtarët, nganjëherë, përfshihen në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.

“Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe sundimi i dobët i ligjit në përgjithësi kontribuuan në këtë problem”, vlerësoi DASh-i.

Rasti i rezervave shtetërore përmendet edhe në raportin e organizatës Freedom House. Aty thuhet se Kosova është në proces të hartimit të një strategjie të re kundër korrupsionit, por se “kryeministri Kurti ia atribuon vonesat ndërhyrjes së opozitës”.

Kjo strategji, e cila përcakton objektivat e institucioneve për ta luftuar korrupsionin, ishte paraparë të finalizohej në dhjetorin e vitit të kaluar, por u vendos për konsultime publike nga ana e Qeverisë në dhjetor të këtij viti.

Haxholli thotë se Kurti me mosparaqitjen si dëshmitar në Prokurorinë Speciale, nuk tregoi se është serioz në luftimin e korrupsionit.

“Qasja e kryeministrit tregon për një lloj mbivendosjeje të ekzekutivit ndaj organeve të drejtësisë. Është praktikë e gabuar dhe dërgon sinjal shumë të gabuar te qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë”, përfundon ajo. /REL

JU REKOMANDOJMË

dd
HULUMTIME

Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

01/06/2025 - 20:30
Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm
Kryesore

Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm

01/06/2025 - 20:03
Kjo është 24-vjeçarja nga Skenderaj që humbi jetën në aksidentin në Polluzhë – shoferi në gjendje të rëndë
Lajme

Kjo është 24-vjeçarja nga Skenderaj që humbi jetën në aksidentin në Polluzhë – shoferi në gjendje të rëndë

01/06/2025 - 19:32
Rivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”
Kryesore

Rivanollit qysh t’i konvenon, Muharremi ia nxjerr komunikatën para disa javëve: “Kështu nuk shkon”

01/06/2025 - 19:31
Kurti uron 1 Qershorin: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve
Kryesore

Kurti uron 1 Qershorin: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

01/06/2025 - 18:58
Bajrami – Rivanollit: Qe qysh të kanë trajnu katër vjet me manipulu, KEK-u sot 64€/MWh, nesër 99, pas dy muajsh 260
Kryesore

Bajrami – Rivanollit: Qe qysh të kanë trajnu katër vjet me manipulu, KEK-u sot 64€/MWh, nesër 99, pas dy muajsh 260

01/06/2025 - 18:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    560 Shpërndaje
    Shpërndaje 224 Tweet 140
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Ky është i riu nga Buroja e Skenderajt që dyshohet se i dha fund jetës

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    275 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë