Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvilluan sot në kuadër të javës së 22-të, shkruan FrontOnline.
Sot e gjithë vëmendja ishte në derbin e madh Drita – Ballkani që u zhvillua në Gjilan. Ishte Ballkani që ka triumfuar me rezultat 0:1 me hero Solomon që shënoi në minutën e 71-të.
Padyshim ky është një hap i madh i Ballkanit drejt titullit, derisa Drita me këtë humbje ka bërë një hap shumë të madh mbrapa.
Me këtë fitore, Ballkani vazhdon të jetë lider me 45 pikë të tubuara, kurse Drita bie në vendin e tretë me 41 sosh.
Në takimin tjetër, Llapi ashtu siç është pritur ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Malishevës për të vazhduar kështu shumë suksesshëm drejt kreut të tabelës.
Veliu ka shënuar dy gola ndërsa një e shënoi Ramadani.
Fitorja e sotme e “blindon” Llapin në vendin e katërt me 39 pikë, kurse Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 23 sosh.












