Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, krejt gishtin kah Kurti dhe VV’ja

02/05/2025 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, krejt gishtin kah Kurti dhe VV’ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të dytin vit radhazi, Kosova ka shënuar rënie në Indeksin Botëror për Lirinë e Shtypit. Sivjet, ka rënë për 24 vende, duke u renditur më së keqi nga gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë rënie kaq drastike, të gjithë po e drejtojnë gishtin kah Albin Kurti dhe Vetëvendosja. Nga pushteti në detyrë ende s’ka ndonjë deklaratë.

Indeksi vjetor për lirinë e shtypit i organizatës “Reporterët pa Kufij”, e ka renditur Kosovën në vendin e 99’të nga 180 shtete të botës. Kjo është rënia më e madhe në 15 vjetët e fundit.

Në raport, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Raporti vë në pah se gazetarët në Kosovë janë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve politike dhe quhen pa të drejtë “bashkëpunëtorë të armikut”. Kritikohet edhe miratimi i Ligjit për KPM-në që e politizonte këtë organ të pavarur.

‘Edhe pse media ka qenë e suksesshme për të mbajtur politikanët përgjegjës, gazetarët kanë vazhduar të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori medial joefektiv, Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), ishte subjekt i një reforme ligjore kundërthënesë, që rrezikon edhe më shumë ta pengojë pavarësinë e këtij organi. Para zgjedhjeve 2025, disa media prívate u targetuan për t’u bojkotuar nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK.  Edhe pse gazetarët gëzojnë besimin e shoqërisë, mediet e pavarura dhe gazetarët hulumtues janë target shumë shpesh i fyerjeve dhe lajmeve të rrejshme në mediat sociale. Ata akuzohen pa të drejtë si “bashkëpunëtorë të armikut”, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe religjioze”, thotë raporti në pjesën kryesore.

Aty përmenden edhe shtimi i padive SLAPP kundër gazetarëve, vështirësitë për qasje në dokumente publike, vëzhgimi i gazetarëve dhe kërcënimet për sigurinë e tyre fizike.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar i alarmuar për këtë renditje.

AGK e ka parë këtë “si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, Vetëvendosje”.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë renditje, më e ulta për një dekadë, që prej vitit 2015. Megjithatë, e sheh si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, Vetëvendosje. AGK-ja i fton të gjithë akterët institucionalë e të shoqërisë civile për punë të përbashkët, duke përfshirë hartimin e një ligji të ri të KPM-së, në mënyrë që vendi të përmirësojë renditjen katastrofale në indeksin e lirisë së mediave”, thuhet në reagim.

AGK ka thirurr edhe konferencë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 12:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka renditur disa arsye, që sipas saj, kanë kontribuar që vendi të renditet në pozitën më të ulët në 15 vjetët e fundit.

“Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun; Radio Televizioni i Kosovës; Ligji për Komisionin e Pavarur për Media; Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve; Moszbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike; Vëzhgimi i gazetarëve; Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet, por nuk ngrenë aktakuza dhe Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari po ashtu ka kërkuar që urgjentisht të krijohet një komitet kombëtar për liri të medias dhe siguri të gazetarëve, me qëllim që të ndalet trendi i rënies “përmes masave konkrete dhe politikave shtetërore”.

“Por, është një parakusht për këtë: Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i ndalë sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave dhe t’ia shtrojë dorën e bashkëpunimit mediave dhe organizatave të shoqërisë civile”, shkroi ajo në një postim tjetër në Facebook.

Me reagim ka dalë edhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, për çka ka thënë se kjo rënditje është rezultat i Qeverisë Kurti.

Sipas Bajramit, ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, por pasqyrë “e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë”, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme. Ky diskurs sot është bërë normë dhe është rezultat i sjelljes katërvjeçare të LVV-së në pushtet. Ky diskurs e kjo sjellje është brejtësi që po shkatërron themelet e demokracisë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se është me rëndësi konstituimi i institucioneve që merren menjëherë me problemet e qytetarëve dhe të gazetarëve, teksa ka renditur disa veprime si urgjente.

“Duhen veprime urgjente si:  Depolitizim i KPM-së, • Hartimin e ligjit për KPM-në në bashkpunim me Këshillin e Evropës dhe shoqërinë civile, Depolitizim i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, Ngritje e buxhetit për RTK-në,  Ashpërsim i dënimeve për ata që sulmojnë gazetarët, Inkurajim dhe përkrahje për gazetarinë hulumtuese, janë kontribues të mëdhenj në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se rënia aq dramatike e Kosovës në këtë indeks, përbën alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend.

“Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cënohen çdo ditë. Kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, ajo reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve, si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatic”, ka shkruar Çitaku.

Edhe ajo ka drejtuar gishtin ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet”, thuhet në postimin e saj.

Edhe deputetja tjetër e LDK’së, ka thënë se kjo rënditje është kambanë alarmi.

“Kosova po rrëshqet rrezikshëm drejt mbytjes së fjalës së lirë! Rënia e saj në vendin e 99 për lirinë e medias është kambanë alarmi për secilin prej nesh. Në vitet e fundit, jemi dëshmitar të një pushteti që sulmoi gazetarët, etiketoi mediat e përhapi frikë përmes një kuzhine masive propaganduese. Edhe sot, gazetarët etiketohen si “armiq”, “bashkëpunëtorë të Serbisë” apo “të shitur”, vetëm pse guxojnë të pyesin, të hulumtojnë, të kërkojnë llogari”, ka shkruar ajo.

Në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Raporti gjeti se në Kosovë, Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, mediat janë duke u përballur me krizë ekzistenciale për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe kontrollit politik.

Vjet, me gjithë kritikat e mëdha, Kuvendi i Kosovës e miratoi një ligj për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro. Ky ligj u rrëzua nga Kushtetuesja muajin e kaluar, meqë u konstatua se ishte antikushtetues.

Në fillim të këtij viti, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua për bojkotimin e mediave./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

Begaj uron Kosovën për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
01/04/2026 - 09:44

Presidenti i Shqiperisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë,...

Më shumëDetails

FSK drejt Gazës – mbështetje nga opozita, por me kërkesa për plan të qartë

FSK drejt Gazës – mbështetje nga opozita, por me kërkesa për plan të qartë
01/04/2026 - 09:37

Çështja e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza pritet të hyjë në një fazë vendimtare, pasi procedimi i saj në Kuvend kërkon miratimin e...

Më shumëDetails

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
01/04/2026 - 09:15

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër. I njëjti ka sulmuar brenda stacionit tre...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së: S’i kemi votat për presidentin

01/04/2026 - 09:08

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete për këtë çështje. Deputeti...

Më shumëDetails

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të historisë

BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të historisë
01/04/2026 - 08:19

Mediumi pretigjioz britanik BBC, të veçantë rrugëtimit të Kombëtares së Kosovës në përpjekjen për një kualifikim historik në Kupën e Botës, duke e përshkruar atë si një histori...

Më shumëDetails

Hasani: Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ato janë vetëm zinxhirore

Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit
31/03/2026 - 22:51

Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Nëse Arda Guler…”, Andin Lokaj me parashikim fantastik për ndeshjen Kosovë – Turqi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë