Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë

15/07/2025 - 16:44
në Lajme
A A
“Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, synon që t’i vazhdojë luftimet në Ukrainë derisa Perëndimi të angazhohet për paqe sipas kushteve të tij, duke qenë i pashqetësuar nga kërcënimet e homologut amerikan, Donald Trump, për sanksione më të ashpra, dhe kërkesat e tij territoriale mund të zgjerohen përderisa forcat ruse avancojnë, thanë tri burime të afërta me Kremlinin.

Putini, i cili dha urdhër për dërgimin e trupave ruse në Ukrainë në shkurtin e vitit 2022 pas tetë vitesh luftime në pjesën lindore të këtij shteti mes trupave ukrainase e separatistëve të përkrahur nga Moska, beson se ekonomia dhe ushtria ruse janë mjaftueshëm të forta për t’i bërë ballë çfarëdo mase shtesë nga Perëndimi, i thanë burimet agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Trumpi të hënën shprehu zemërim me refuzimin e Putinit për t’u pajtuar për armëpushim dhe njoftoi një valë të re të dërgesave të armëve për Ukrainën, përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”. Ai gjithashtu kërcënoi me sanksione shtesë ndaj Moskës, nëse nuk arrihet një marrëveshje e paqes brenda 50 ditëve.

Tri burimet ruse, të afërta me mendimet e nivelit të lartë në Kremlin, thanë se Putini nuk do ta ndalë luftën nën presion nga Perëndimi dhe beson se Rusia – e cila u ka mbijetuar sanksioneve më të ashpra të vendosura nga Perëndimi – mund t’i bëjë ballë një vështirësie tjetër ekonomike, përfshirë taksat me të cilat ShBA-ja i ka kërcënuar blerësit e naftës ruse.

“Putini mendon se askush nuk është angazhuar me të seriozisht për hollësitë e paqes në Ukrainë – përfshirë amerikanët – prandaj ai do të vazhdojë derisa ta marrë atë që e do” – i tha agjencisë “Reuters” njëri nga burimet në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës.

Pavarësisht disa telefonatave mes Trumpit e Putinit dhe vizitës në Rusi të emisarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, presidenti rus beson se nuk ka pasur diskutime të hollësishme për themelin e një plani të paqes, tha më tej burimi.

“Putini e vlerëson marrëdhënien me Trumpin dhe pati diskutime të mira me Witkoff-in, por interesat e Rusisë janë mbi çdo gjë tjetër” – shtoi burimi që deshi të mbetej anonim.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë artikull.

Sipas burimeve, në mesin e kushteve të Putinit për t’i dhënë fund luftës përfshihet një zotim ligjërisht i detyrueshëm se NATO-ja nuk do të zgjerohet drejt lindjes, neutraliteti i Ukrainës dhe kufizimet ndaj forcave të armatosura të saj, mbrojtja e rusishtfolësve që jetojnë në këtë shtet dhe pranimi i fitoreve territoriale të Rusisë.

Ai është gjithashtu i gatshëm për të diskutuar rreth një garancie të sigurisë për Ukrainën ku do të përfshiheshin fuqitë e mëdha, edhe pse nuk është e qartë se si do të funksiononte një gjë e tillë, thanë burimet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë sovranitetin e Rusisë mbi rajonet e pushtuara dhe se Kievi e mban të drejtën sovrane për të vendosur nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO apo jo. Zyra e tij nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë artikull.

Sidoqoftë, një burim tjetër i afërt me të menduarit në Kremlin tha se Putini i konsideron qëllimet e Moskës shumë më të rëndësishme se çfarëdo humbje të mundshme ekonomike nga presioni i Perëndimit dhe se ai nuk është i shqetësuar nga kërcënimet e Shteteve të Bashkuara për t’u vendosur taksa Kinës dhe Indisë për shkak të blerjes së naftës ruse.

Dy prej burimeve thanë se Rusia ka avantazh në fushën e betejës dhe ekonomia e saj, e drejtuar nga lufta, është duke e tejkaluar prodhimin e aleancës së NATO-s në municione kyçe, si predhat e artilerisë.

“Apetiti vjen me të ngrënë” – tha njëri nga burimet, që do të thotë se Putini mund të kërkojë më shumë territore, nëse lufta nuk ndalet. Dy burimet e tjera në mënyrë të pavarur e konfirmuan të njëjtën gjë.

JU REKOMANDOJMË

Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë
Kryesore

Halil Kastrati nga Haga: UÇK është krenaria dhe historia jonë

14/09/2025 - 20:21
Latifi: Protestat e shqiptarëve në qytetet e perendimit, gjithmonë të dinjitetshme e paqësore
Lajme

Latifi: Protestat e shqiptarëve në qytetet e perendimit, gjithmonë të dinjitetshme e paqësore

14/09/2025 - 19:54
Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë
Kryesore

Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

14/09/2025 - 19:44
Deliu ironizon me deklaratën e Kurtit: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri
Lajme

Blerta Deliu-Kodra: Në Hagë u dëshmua fuqia e bashkimit qytetar e kombëtar

14/09/2025 - 18:23
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë,: Asgjë më shumë se sa drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj
Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë,: Asgjë më shumë se sa drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025 - 18:15
Maliqi: Radoiçiq s’shkel në Kosovë sa të jetë gjallë, SHBA e partnerët tjerë ndërkombëtarë kanë vija të kuqe për Listën Serbe
Kryesore

Maliqi: Radoiçiq s’shkel në Kosovë sa të jetë gjallë, SHBA e partnerët tjerë ndërkombëtarë kanë vija të kuqe për Listën Serbe

14/09/2025 - 17:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

    Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kryetari i Leposaviqit përfundon në polici, e shau qytetarin pas zënkes me vetura në rrugë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë