Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

22/05/2025 - 10:38
në Kryesore, Lajme
A A
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për krizën politike në Kosovë, duke kujtuar se ngërçi aktual jo vetëm që pengon formimin e qeverisë, por mund t’i kushtojë vendit qindra miliona euro fonde nga BE-ja dhe Banka Botërore, në një kohë kur ekonomia është në pasiguri të thellë.

“Deputetët po mblidhen çdo 48 orë që nga mesi i prillit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por kandidatja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 54 nga 61 votat e nevojshme,” shkruan Reuters, ndërsa tutje citohen ekspertë që paralajmërojnë se dështimi për të zgjedhur kryetarin mund të shtyjë ose anulojë fonde të rëndësishme nga BE-ja dhe Banka Botërore për sektorë si shëndetësia, arsimi dhe energjia e gjelbër.

Raportohet se duke folur për agjencinë, Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike, ka thënë se, “ka projekte dhe kredi me vlerë 700-800 milionë euro që janë pezull për shkak të krizës”, duke shtuar tutje se “bizneset janë në pasiguri për reformat, politikat fiskale dhe taksat”.

Reuters më pas ka shkruar për komentin e zëvendëskryeministrit në largim, Besnik Bislimi, i cili tha se fondet nuk do të humben dhe se kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin për të votuar financimet. Ndërsa, përmendet edhe intervista e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë për RTK-në, ku thuhet se “pavarësisht kërkesave të opozitës, kryeministri nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar kandidaten”.

Tutje, duke shkruar për komentin e Kurtit dhënë në intervistë: “Ata (opozita) nuk besojnë që unë i kam 61 vota për t’u bërë kryeministër, dhe unë po ju them: më testoni,” Reuters ka vënë në pah se kryeministri në detyrë nuk e ka sqaruar se “si pret të sigurojë votat për të formuar qeverinë, kur nuk po arrin as t’i sigurojë ato për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.”

JU REKOMANDOJMË

‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
27/03/2026 - 22:24

‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’Share Button Gazeta Blic Kosova do të përballet me Turqinë në Prishtinë...

Më shumëDetails

Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Mas’akrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme

Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Mas’akrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme
27/03/2026 - 22:12

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të kryeqytetit, ku ndër tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të...

Më shumëDetails

Lista e DASH me vendet më të rrezikshme, amerikanëve u kërkohet të ‘‘ushtrojnë kujdes të shtuar’’ në Kosovë e Shqipëri

Lista e DASH me vendet më të rrezikshme, amerikanëve u kërkohet të ‘‘ushtrojnë kujdes të shtuar’’ në Kosovë e Shqipëri
27/03/2026 - 22:02

Mes luftës në Iran dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vazhduar të përditësojë këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë. Sipas DASH, këto këshilla udhëtimi...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
27/03/2026 - 21:14

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ditën e sotme, ku ka miratuar disa projektligje. Komunikata: Mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës Prishtinë, 27...

Më shumëDetails

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova po shndërrohet në qendër botërore të këtij sporti

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova po shndërrohet në qendër botërore të këtij sporti
27/03/2026 - 20:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku ka takuar kampionët dhe ekipin e këtij sporti, duke vlerësuar punën dhe...

Më shumëDetails

Kryeprokurori Gashi u pa me politikanë gjatë ndeshjes Sllovaki-Kosovë, Prokuroria: Rastësi, s’ka afërsi me personat

Kryeprokurori Gashi u pa me politikanë gjatë ndeshjes Sllovaki-Kosovë, Prokuroria: Rastësi, s’ka afërsi me personat
27/03/2026 - 20:36

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është parë dje teksa ka përcjell ndeshjen Sllovaki – Kosovë, i rrethuar me disa liderë politikë si zëvendëskryeministri i parë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë