Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Revista e njohur amerikane analizon efektet e Trumpit në Ballkan, përmend edhe Kosovën

23/01/2025 - 17:34
në Kryesore, Lajme
A A
Revista e njohur amerikane analizon efektet e Trumpit në Ballkan, përmend edhe Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një analizë kthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe domethënien e tij për shtetet e Ballkanit.

“Teksa shumëkush në rajon i frikësohet animit drejt nacionalistëve serbë, transaksionalizmi i administratës së re amerikane mund të befasojë të gjithë”, shkruan revista e njohur amerikane.

Krejt diskutimet në Washington për qasjen e administratës së Trumpit në çështjet globale lidhen me Ukrainën, Kinën, Lindjen e Mesme dhe së fundmi Grenlandën, ka pak biseda për Ballkanin Perëndimor.

“Ndërrimi i qasjes në politikën e jashtme amerikane për këtë rajon mund të lëkund status-quon fragjile që mbretëron atje. Çështjet aktuale të Ballkanit Perëndimor dhe ekuilibri delikat gjeopolitik ia kanë pamundësuar Bosnjë e Hercegovinës rrëshqitjen në luftë civile ndërkaq konflikti i ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës ka mbetur i tillë që 26 vjet”, thuhet në analizën e Foreign Policy.

Revista amerikane shkruan se nacionalistët serbë, në veçanti, kanë shpresë në kthimin e Trumpit. Sipas saj, ata janë optimist se administrata e tij do të jetë më e afërt me Beogradin dhe Republika Srpskan në Bosnjë.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Republika Srpskas, Milorad Dodik dëshirojnë që SHBA-ja të jetë kundër qeverive perëndimore dhe institucioneve që e përkrahin fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe strukturën e centralizuar të Bosnjës që ishte krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995”, shkruan “Foreign Policy”.

Nën pretekstin e mbrojtjes së interesave serbe dhe avancimit të kauzës së bashkimit serb, Dodik ka kaluar vite duke minuar Marrëveshjen e Dejtonit duke penguar institucionet shtetërore të Bosnjës me veprime të ndryshme që janë konsideruar të rrezikshme dhe destabilizuese nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore.

“Në terma praktikë, kjo do të nënkuptonte zbutjen e kufizimeve të SHBA-së ndaj serbëve pro-rusë që dëshirojnë bashkimin serb dhe kundërshtojnë sanksionet ndaj Moskës. Këto kufizime dhe presione përfshijnë sanksionet ndaj Dodik dhe ultranacionalistëve, përfshirë Zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vulin, i cili më parë drejtoi Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës së Serbisë dhe njihej për lidhjet e tij me Moskën dhe përndjekjen e zërave kundër Putinit në komunitetin rus të emigrantëve në Serbi”, shkruan “Foreign Policy”.

Për më tepër, administrata e mëparshme e SHBA-së kohët e fundit vendosi sanksione ndaj NIS, kompanisë së naftës dhe gazit të Serbisë, e cila është në pronësi shumicë të Gazprom-it. Nuk është e vështirë të imagjinohet që Trump të lehtësonte presionin mbi Serbinë për marrëdhëniet e saj me Rusinë, ndërsa do të qëndronte i heshtur për çështjet e të drejtave të njeriut në Serbi.

Serbët që besojnë në idenë e “Serbisë së Madhe” pretendojnë toka në ish-Jugosllavi dhe jashtë kufijve të Serbisë moderne. Gjatë viteve 1990, ndjekja e idesë së një Serbie të Madhe nga lideri serb i atëhershëm, Slobodan Milosevic, ishte një faktor kryesor në luftërat që shkatërruan rajonin.

Megjithëse Vuçiq ka deklaruar se qeveria e tij nuk ka interes për të ripërcaktuar kufijtë ndërkombëtarë, shumë prej fqinjëve të Serbisë dyshojnë se Beogradi sheh realizimin e Serbisë së Madhe si objektiv afatgjatë. Një deklaratë me 13 faqe—e miratuar nga Serbia dhe Republika Srpska në qershor të vitit 2024—përcakton një vizion për dominimin serb që do të rikthente pjesë të Kosovës nën kontrollin e Beogradit dhe do të shkelte sovranitetin e Bosnjës.

Pak kohë pas fitores elektorale të Trumpit në nëntorin e kaluar, Vuçiq pati një telefonatë “shumë miqësore” me të, e ftoi atë në Beograd dhe e lavdëroi për njohuritë e tij mbi “shumë gjëra për Serbinë,” duke theksuar se vlerësimet pozitive për Trumpin në Serbi janë më të larta se në çdo vend tjetër evropian.

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm presidencial për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës nga viti 2019 deri në 2021, ishte një figurë qendrore në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore mes Uashingtonit dhe Beogradit gjatë mandatit të parë të Trumpit. Gjatë presidencës së Joe Biden, Grenell vizitoi disa herë Beogradin. Në vitin 2023, Grenell mori dekoratën e flamurit serb, dhe Vuçiq e lavdëroi për “dëshmimin e së vërtetës për ngjarjet në Kosovë dhe rajon.”

“Pavarësisht rolit të Grenellit në administratën e dytë të Trumpit, Kosova ka arsye të jetë e shqetësuar për Trump 2.0. Shtetet e Bashkuara kanë njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008, dhe sot shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara—përfshirë pjesën më të madhe të vendeve evropiane—e njohin atë gjithashtu. Por Serbia, Rusia, Kina dhe një listë e gjatë shtetesh kryesisht jo-perëndimore e njohin Kosovën si pjesë të Serbisë”, vlerëson revista./Paparaci.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë