Ish Sekretari në MINT, Irfan Lipovica është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore.
Lipovica ka nisur intervistimin menjëherë më të dalë Rozeta Hajdari, deputete e Vetëvendosjes që shërbeu si Ministre e Industrisë dhe Tregtisë.
Lipovica është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në keqpërdorimin e detyrës zyrtare, bashkë me furrëtarin Ridvan Muharremi dhe deputeten ish-ministre, Rozeta Hajdari.