Partia Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota nga të gjitha subjektet kundërshtare, në komunën e Skenderajt.
Në të dhënat e siguruara rezulton se PDK-ja në Skënderaj mori 16 mijë e 700 vota.
Ndërkaq, partitë e tjera morën kaq vota:Lëvizja Vetëvendosje 2,565; Koalicioni AAK-NISMA 1,140; Lidhja Demokratike e Kosovës 400 vota.
Ndryshe, në zgjedhjet e vitit 2021 PDK në Skenderaj kishte 14.634 vota dhe VV kishte 4.132.
Pra, sipas rezultateve fillestare PDK në Skenderaj që udhëhiqet nga Sami Lushtaku është rritur për rreth 2 mijë vota.