Ridvan Tahiri dhe shokët e tij janë nisur drejt Skënderajt për t’iu shkuar në ndihmë banorëve që po përballen me pasojat e vërshimeve. Ai në një intervistë për “Kosova Live” ka theksuar se në situata të tilla do duhej një angazhim i gjerë, duke përfshirë edhe ushtrinë.
Ai bashkë me ekipet e tjera të shpëtimit edhe këtë herë i kanë dalë në ndihmë banorëve.
“Ne jemi në terren me ekipet e shpëtimit, për të ndihmuar aty ku situata është më kritike,” tha Tahiri për Kosova Live.











