Barcelona dhe Real Madridi do ta kërkojnë sonte finalen e Kupës së Spanjës, në “El Clasicon” e radhës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.
Gjiganti katalunas e kishte fituar përballjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1:0.
Nga ana tjetër, madrilenët nuk kanë se çka të humbin dhe do të tentojnë të sulmojnë që nga fillimi i lojës, në synimin e tyre për ta përmbysur rezultatin e lojës së parë dhe për t’u kualifikuar në finale të këtij kompeticioni.
Trajneri Xavi Hernandez nuk do të mundë të llogarisë në lojtarët e rëndësishëm si Pedri, Ousmane Dembele, Frenkie de Jong e Andreas Christensen.
Kurse, “Los Blancos” s’do ta kenë në dispozicion vetëm mbrojtësin e majtë, Ferland Mendy.
“El Clasico” i sontëm do të nisë në orën 21:00. /Gazeta Express/













