Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota

20/01/2026 - 15:43
në Kryesore, Lajme
A A
Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rinumërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, po vazhdon të shpërfaq mospërputhje të mëdha të rezultateve të kandidatëve në vota nga ato që u dhanë paraprakisht. Pikërisht dallimet që u gjetën nga rinumërimi i vetëm i disa vendvotimeve çoi në rinumërim të plotë, dhe krijoi debat të gjerë në vend duke u kërkuar edhe hetim nga ana e Prokurorisë.

Deri më tani, komuna që është ‘kampion’ i mospërputhjes së votave të kandidatëve është Prizreni. Atje, rinumërimi 100% i të gjitha votave, ka rezultuar që disa kandidatëve tu hiqen, jo vetëm qindra, por edhe mijëra vota.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidatëve si Arbër Rexhaj, i janë hequr 631 vota. Pas tij, vijnë Rea Krasniqi me 553 vota më pak, Dafina Ismaili me 459 vota më pak, dhe Valon Ramadani me 422 vota më pak.

Nga partitë e tjera, si Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, rinumërimi ka shfaqur mospërputhje më të mëdha votash. Nga PDK, Fetah Paçarizi i janë hequr më shumë se 6 mijë vota, Nait Hasanit më shumë se 3 mijë e 400 vota e Kujtim Gashit më shumë se 2 mijë e 300 vota. Edhe tek LDK ka mospërputhje të mëdha. Atje, Xhavit Ukës më shumë se 1 mijë e 500 vota. Driton Selmanajt 1 mijë vota, dhe Anton Quni 514 vota.

Një situatë e ngjashmeme mospërputhje të mëdha votash, duket se do të jetë edhe në Podujevë.

Atje, edhe pse janë rinumëruar vetëm 10%, e të gjitha votave, disa kandidatëve të VV’së, tashmë u janë hequr qindra vota. Kështu, Ejup Maqedoncit, i janë larguar 288 vota, Vendenis Lahut 246 vota, dhe Adelina Stublla 174 vota.

Ndërkaq tek partitë e tjera, mospërputhjet e votave mes kandidatëve janë shumë herë më të vogla tek kjo komunë.

Një situatë e ngjashme me kandidatët e VV’së është edhe në Dragash. Për dallim nga partitë e tjera, atje ku tashmë ka përfunduar rinumërimi i plotë, një kandidati të VV’së, u janë hequr qindra vota. Më saktësisht, Filiz Mustafa tash ka 231 vota më pak. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij
HULUMTIME

Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

20/01/2026 - 16:05
Macroni e quan ‘të papranueshëm’ kërcënimin me tarifa të Trumpit
Lajme

Macroni e quan ‘të papranueshëm’ kërcënimin me tarifa të Trumpit

20/01/2026 - 15:57
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Armend Zemaj kërkon dorëheqje

20/01/2026 - 15:25
Kurti: Është me rëndësi që ministrat të mos kenë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion
Lajme

Kurti: Është me rëndësi që ministrat të mos kenë as imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion

20/01/2026 - 15:13
Raportohet se është arrestuar Arianit Sllamniku
Lajme

Raportohet se është arrestuar Arianit Sllamniku

20/01/2026 - 15:00
Rinumërimi i ndryshon llogaritë – a mbetet kohë për zgjedhjen e Presidentit?
Lajme

Rinumërimi i ndryshon llogaritë – a mbetet kohë për zgjedhjen e Presidentit?

20/01/2026 - 14:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Zbatim i ligjit apo hakmarrje politike? Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Lesh ki me ju dhan, lesh ki me ba”, ish ushtari i UÇK’së i reagon Sami Lushtakut pas vizitës së tij në Runik

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë