Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

16/01/2026 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave.

Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime.

Komunat në të cilat ka përfunduar ky proces janë Deçani ku kanë qenë në rinumërim pesë vendvotime, Gjakova me 15, Drenasi me shtatë, Gjilani me 13, Dragashi me 57, Istogu me gjashtë, Kaçaniku me 45, Klina me gjashtë, Fushë Kosova me gjashtë, Kamenica me pesë, Mitrovica e Jugut me dhjetë, Leposaviqi me 25, Lipjani me nëntë, Novëbërda me dy dhe Obiliqi me tri.

Rinumërimi ka nisur edhe për Rahovecin dhe Pejën. Në Rahovec është rinumëruar një vendvotim nga tetë për të cilat ka vendim, derisa në Pejë një nga 14.

“Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 15 komuna, ndërkohë gjatë ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, theksohet në njoftimin e KQZ’së.

Rinumërimi ka filluar të martën, teksa KQZ ka paralajmëruar se procesi mund të marrë deri në 14 ditë kohë.

Vendimi për rinumërim erdhi pas gjetjeve nga procesi i verifikimit të votave të kandidatëve.

Sipas raportit, më 10 janar 2026 Sekretariati i KQZ-së ka shqyrtuar videoincizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku janë evidentuar raste të mospërputhjes së votave për kandidatë. Pas këtyre gjetjeve, Sekretariati ka kryer verifikim të brendshëm të fletëvotimeve në 2 për qind të vendvotimeve, përkatësisht në 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më 12 janar 2026 janë verifikuar 33 vendvotime, ku është konstatuar se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputhen me numrin e votave të evidentuara në fletëvotime./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro
14/03/2026 - 22:53

Një grua kosovare 64-vjeçare është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach të Zvicrës me 30 ok muaj burg, pasi u shpall fajtore për mashtrim të shumëfishtë në...

Më shumëDetails

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën
14/03/2026 - 22:33

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet. Terras ka uruar...

Më shumëDetails

OVL e UÇK i reagon Kurtit: Hipokrizi, po i bën ato për të cilat të tjerët i ka akuzuar për tradhti kombëtare

Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
14/03/2026 - 22:25

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet. Në reagim thuhet...

Më shumëDetails

Mustafa pas vendimit të Kurtit: “Harroi” të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e Luginës

Mustafa pas vendimit të Kurtit: “Harroi” të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e Luginës
14/03/2026 - 22:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti “harroi” të kërkojë çfarëdo reciprociteti për shqiptarët e Luginës. Në një shkrim në Facebook,...

Më shumëDetails

Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava

Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
14/03/2026 - 22:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës....

Më shumëDetails

Muharremi: Erdhi dita që Albin Kurti dhe LVV të negociojnë marrëveshje fshehtas me Serbinë

Ekonomia nën Valën e Re të Inflacionit
14/03/2026 - 21:50

Analisti politik, Shenoll Muharremi, thotë se erdhi dita që Albin Kurti dhe LVV të negociojnë marrëveshje fshehtas me Serbinë. Tutje ai thekson se saktësisht këto gjëra që ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Richard Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Gashi: Vendimi ndaj Shalës mund të përdoret si precedent në rastin e madh

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë