Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rita Ora përfshihet në një konflikt me fqinjët e shtëpisë së saj milionëshe në Londër

09/08/2025 - 17:22
në ShowBiz
A A
Rita Ora përfshihet në një konflikt me fqinjët e shtëpisë së saj milionëshe në Londër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rita Ora, këngëtarja e hiteve si “I Will Never Let You Down” dhe “Let You Love Me”, duket se këtë Krishtlindje nuk do të marrë ftesa për verë dhe meze nga fqinjët e saj. Arsyeja? Planet e saj për të ndërtuar një palestër futuriste në kopshtin e shtëpisë kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në lagje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5 milionë paund (8.6 milionë euro) në veri të Londrës, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II). Por duket se ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh NIMBY (“Not In My Back Yard”), të cilët më herët ishin ankuar edhe për renovimet e shtëpisë së saj.

Tani, pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm. Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.

Në dokumentin e tyre thuhet: “Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.

Ata shtuan gjithashtu se, pavarësisht se projekti përmend izolim akustik, dyert e mëdha rrëshqitëse sugjerojnë se mund të ketë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë. Fqinjët përmendën se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha apo festat, pikërisht për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve.

Ankesa vijon: “Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.

Një tjetër banor ka ngritur madje shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të pengojë ketra dhe dhelpra që jetojnë aty pranë.

Pavarësisht gjithë kësaj polemike, palestra e planifikuar nga Rita do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma. Megjithatë, tensionet me fqinjët mbeten të larta.

Siç thotë autori i artikullit origjinal në The Sun me ironi, “Nëse do të isha Rita, do të shkoja në një palestër si Virgin Active dhe me paratë do të vendosja në fund të kopshtit një skulpturë gjigante, që ndriçon në errësirë… vetëm për t’i acaruar edhe më shumë”. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Sala Jashari me bashkëshortin ndezin dasmën me vallëzim tradicional
ShowBiz

Sala Jashari me bashkëshortin ndezin dasmën me vallëzim tradicional

10/08/2025 - 12:29
U raportua se u sulmua gjatë një ahengu – Reagon këngëtari Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët
Lajme

U raportua se u sulmua gjatë një ahengu – Reagon këngëtari Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët

10/08/2025 - 08:56
Pamje nga dasma madhështore e Sala Jasharit- Deputetja duket mahnitëse me veshje kombëtare
ShowBiz

Pamje nga dasma madhështore e Sala Jasharit- Deputetja duket mahnitëse me veshje kombëtare

09/08/2025 - 23:05
Kylie Jenner i vë ”flakën” rrjetit para datëlindjes së saj
ShowBiz

Kylie Jenner i vë ”flakën” rrjetit para datëlindjes së saj

09/08/2025 - 22:42
Sot u martua, ja kush është bashkëshorti i deputetes Sala Jashari
ShowBiz

Sot u martua, ja kush është bashkëshorti i deputetes Sala Jashari

09/08/2025 - 22:38
Martohet deputetja Sala Jashari, kështu duket si nuse
ShowBiz

Martohet deputetja Sala Jashari, kështu duket si nuse

09/08/2025 - 21:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    626 Shpërndaje
    Shpërndaje 250 Tweet 157
  • I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan ishte arrestuar vitin e kaluar për fajde – postonte edhe foto me Osmanin, Kurtin e Ramën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir që dyshohet se u vranë në Gjilan nga Mefail Shkodra

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tronditet Gjilani: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Viktimat në Gjilan janë argjendarë të njohur, ja emrat e tyre

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë