Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizvanolli: Çmimi i energjisë dje u ble 64 euro për megavat e sot 86 euro, të dyja çmime konkurruese

02/06/2025 - 10:16
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli flet sërish për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë. Ajo publikoi të dhëna për funksionalizimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX.

Ajo në Facebook bëri të ditur se çmimi mesatar i energjisë së blerë për dje ishte 64.55 euro për megavat, ndërsa për sot është kontraktuar me çmim 86.75 euro për megavat, siç tha ajo, të dyja çmime konkurruese.

Rizvanolli vuri në dukje rëndësinë e ALPEX si një hap i madh në drejtim të integrimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë, kjo është Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX)!

Këtu KEK siguroi energjinë elektrike për ndërmarrjet në treg të lirë, në ditën e parë të liberalizimit të tregut. Çmimi mesatar i energjisë së blerë për dje ishte 64.55 Euro për MËh, ndërsa sasia e blerë për sot është kontraktuar me çmim 86.75 Euro për MËh, që të dyja çmime konkurruese.

Përtej frikës së sinqertë nga pasiguria që sjell liberalizimi i tregut në afat të shkurtër, e përtej zhurmës e klithmave të pasinqerta të disave (pak por të zëshëm), të ndajmë disa çaste për ta përbrendësuar e çmuar se çfarë është duke ndodhur.

ALPEX është një ëndërr e kahmotshme e realizuar për Kosovën. Mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet, e komplementariteti mes kapaciteteve tona energjetike shfrytëzohet më së miri.
ALPEX është një treg që operon me rregullat më rigoroze e standardet më të larta të Evropës, ku gjithçka është transparente e çdo transaksion lë gjurmë të pashlyeshme për të mundësuar monitorim rigoroz e hetim në rast nevoje.

Në fotografinë e madhe, ALPEX është vetë antidoti i “mafisë energjetike” që me të vërtetë ka funksionuar gjatë në Bllkan e me gjasë funksionon ende – por nuk ka të bëjë aspak me Qeverinë Kurti.

ALPEX është themeluar më 1 shkurt 2024 dhe ende është i ri. Ishte moment historik, por si shumë ngjarje që vërtetë janë me rëndësi, nuk arriti ta marrë vëmendjen e duhur mes zhurmave ditore që zënë hapësirën kryesore në diskursin tonë publik. Me liberalizimin e tregut, ALPEX bëhet pak më likuid, më i madh e më i fortë.Sa i përket konkurrencës në tregun e furnizuesve, në kohën kur u bë Ligji për Energjinë Elektrike që parasheh liberalizimin e tregut (2016), ishte vetëm një furnizues: KESCO. Sot janë 21 furnizues të licencuar nga ZRrE, prej të cilëve së paku 5 deklarojnë se janë aktiv e të gatshëm të japin oferta. E tash që janë – jo 3 – por 1300 konsumatorë në treg, numri i furnizuesve e konkurrenca mes tyre sigurisht që do të rriten, në të mirë të konsumatorëve, sektorit e gjithë ekonomisë.

Kosova, si edhe vendet e rajonit, ka ende për të mësuar për tregjet e energjisë elektrike e ende shumë rrugë për të bërë deri në një treg të lirë e të integruar në tregun e Bashkimit Evropian (që parashihet më 2030). Bizneset tona gjithashtu kanë shumë për të mësuar në drejtim të operimit në treg të lirë e optimizimit të konsumit të energjisë elektrike. Këto mësime mund të duken të vështira tani, por ato duhet të mësohen sot në mënyrë që bizneset tona të jenë konkurruese në të ardhmen kur të jemi pjesë e tregut evropian të integruar të energjisë, me të gjitha mundësitë por edhe sfidat e veta me politika si ajo e çmimit të karbonit.

Në këtë rrugëtim, sigurisht që do të ketë sfida edhe për bizneset edhe për institucionet. Ndoshta edhe do të bëjmë ndonjë gabim ndonjëherë, por kjo është mënyra se si mësojmë e si rritemi për t’u bërë konkurrues në treg e për të neutralizuar ndikimin e atyre që nuk janë as miqt tonë e as të ndershëm në biznes.

Nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju sigurojmë që në këtë rrugëtim do të jemi të sinqertë, të përkushtuar e së bashku për intersin publik: për të mirën e konsumatorit, sektorit e vendit.

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë