Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizvanolli për tarifat e reja: Të shtohet edhe numri i blloqeve të konsumit

02/04/2025 - 08:18
në Ekonomi, Lajme
A A
Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur rreth çështjes së tarifave të reja të energjisë. Rizvanolli për rritjen e çmimit të energjisë, tha se Zyra e Rregullatorit për Energji si institucion i pavarur ka publikuar raportet konsultative me 14 mars dhe ka propozuar një rritje mesatare të çmimit rreth 15 për qind. Ajo tha se duhet të shtohet edhe numri i blloqeve të konsumit

“Në këtë rast dua të sqaroj dy gjëra: E para, vendimi nuk është marrë për strukturën tarifore dhe e dyta: kjo rritje e propozuar nuk është ndarë, nuk është marrë ndonjë vendim apo ndonjë propozim se si do të shpërndahet kjo rritje te kategoritë e caktuara të konsumatorëve, do të thotë te bizneset ose amvisnit ose te amvisnit brenda blloqeve të ndryshme të konsumit”, tha ajo.

Për çështjen se nuk do të jetë një bllok tarifë për të gjithë njëjtë, dhe nuk do të jetë 15% për të gjithë njëjtë, Rizvanolli, tha se ky është vendim i zyrës së rregullatorit për energji të cilin ata kanë thënë që do ta marrin brenda(përafërsisht) dy jave në vijim.

“Ne si qeveri kemi bërë disa analiza dhe kemi dërguar disa komente gjatë procesit konsultativ të cilat do ti ndaja me qytetarët: E para: kemi propozuar që rritja (çmimit) të zbutet dhe për këtë kemi dhënë disa argumente në bazë të analizave se si mund të ndodhë kjo (zbutja e çmimit). E dyta: të mos preken nga rritja amvisëritë që konsumojnë nën 800 kilovat orë për muaj dhe e treta, të shtohet numri i blloqeve të konsumit duke shtuar një ose më shumë blloqe të konsumit mbi konsumin 800 kilovat orë që e kemi aktualisht”, tha ajo.

Rizvanolli tha se prej analizave që janë bërë, që i kanë marrë prej të gjithë akterëve të sektorit, kanë parë se e është një fenomen se ku një pjesë e vogël prej amvisërive bëjnë konsum te jashtëzakonshëm.

“Për shembull në nëntor të vitit 2024 vetëm 12 për qind e amvisërive kishin konsumuar mbi 1000 kilovat orë për këtë muaj, mirë po këto (amvisëri) kishin konsumuar 39% të konsumit të gjithëmbarshëm. Ose në janar të vitit 2025 9 për qind të konsumatorëve familjar që kanë konsumuar mbi 2000 kilovat orë kishin konsumuar 29 për qind të energjisë së gjithëmbarshme të amvisërive. Pra këto 9% në janar të 2025 kanë konsumuar më shumë se sa komplet 58 % e konsumatorëve të tjerë që nuk e kanë kaluar 800 kilovat orëshin. Nga këto statistika e shohim një koncentrik të konsumit të një numër relativisht i vogël i familjeve dhe nëse i shohim me vlera të importit që duhet të importohet për ta na del se diku në baza vjetore mbi 30 milionë është importi vetëm për këta konsumatorë. Prandaj kemi konsideruar se nuk është e drejtë që të preken ata konsumatorë që konsumojnë nën 800 kilovat orë dhe nuk është e drejtë që të trajtohen njëjtë sikur dikush që konsumon 1000 kilovat orë, si dikush që konsumon 4500 kilovat orë”, tha ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Rizvanolli, ka folur edhe për sulmin në postë në veri. “Këto lloj sulmesh nuk do të na ndalin, secili institucion i qeverisë se republikës së Kosovës do të vazhdojë punën, si dhe ndërmarrjet publike në mënyrë që shërbimet të ofrohen për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë vendin pavarësisht se mund të ketë sulme të tilla kohë pas kohe dhe nuk do të na ndalin dhe qytetarët atje (në veri) duhet të ndjehen të sigurt dhe të vazhdojnë të shërbehen me këto shërbime që ofrohen”, tha ajo. /RTK

JU REKOMANDOJMË

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri në mars të këtij viti, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit
Lajme

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri në mars të këtij viti, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit

28/08/2025 - 10:09
Krasniqi për takimin te Osmani: Munguan veç Kurti dhe Elek, mbajtja e dy palë zgjedhjeve përnjëherë mund të bëhet e domosdoshme
Lajme

Memli Krasniqi “shfajësohet” pasi votoi Bashën për kryeparlamentar: Demonizimi i UÇK-së është mënyrë jetese e Kurtit, këta janë Dimala

28/08/2025 - 10:07
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga SHBA-ja
Kryesore

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të blejnë bashkë armatim nga SHBA-ja

28/08/2025 - 09:51
RTK s’e përfshin në edicionin qendror të lajmeve dorëheqjen e Liburn Aliut, veç pak orë pasi menaxhmenti tha se s’ka censurë
Kryesore

RTK s’e përfshin në edicionin qendror të lajmeve dorëheqjen e Liburn Aliut, veç pak orë pasi menaxhmenti tha se s’ka censurë

28/08/2025 - 09:50
Kjo është Ana, serbja që i spiunonte Listës Serbe bashkë me të dashurin kroat
Lajme

Kjo është Ana, serbja që i spiunonte Listës Serbe bashkë me të dashurin kroat

28/08/2025 - 09:42
Kryetari i kuvendit, Dimal Basha mban sot konferencë për media nga ora 10:00
Lajme

Kryetari i kuvendit, Dimal Basha mban sot konferencë për media nga ora 10:00

28/08/2025 - 09:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë