Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ronaldo dhe Georgina mund të jetojnë së bashku në Arabi, autoritetet do të ‘mbyllin’ sytë

07/01/2023 - 11:14
në ShowBiz, Sport
A A
Ronaldo dhe Georgina mund të jetojnë së bashku në Arabi, autoritetet do të ‘mbyllin’ sytë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të lejohen të jetojnë së bashku në Arabinë Saudite, pavarësisht nga ligjet e vendit që i ndalojnë çiftet e pamartuara ta bëjnë këtë.

Ronaldo nuk ka qenë kurrë i martuar, gjë që dukej se do të përbënte problem për të dhe Rodriguez me ligjet saudite që ndalojnë rreptësisht ‘bashkëjetesën pa kontratë martese’.

Megjithatë, avokatët sauditë i kanë thënë agjencisë spanjolle ndërkombëtare të lajmeve EFE se autoritetet do të ‘bëjnë një sy qorr’ ndaj çiftit superyjor që të jetojnë së bashku.

Një avokat anonim i tha EFE: “Megjithëse ligjet e mbretërisë ende ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin më penalisht askënd”.

“Megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem ose një krim”, raporton Talksport, transmeton Klankosova.tv.

Një avokat tjetër shtoi: “Në ditët e sotme autoritetet saudite nuk ndërhyjnë më në këtë çështje – për emigrantët – edhe pse ligji e ndalon bashkëjetesën pa martesë”.

Rodriguez, e cila është nëna e dy fëmijëve të Ronaldos, do të ketë ende nevojë për vizë për të jetuar.

Modelja argjentinase ka qenë përkrah Ronaldos për pjesën më të madhe të karrierës së tij të fundit, dhe së fundmi u bë kryefjalë në Kupën e Botës.

Rodriguez sulmoi menaxherin e Portugalisë, Fernando Santos për largimin e partnerit të saj pas një fushate zhgënjyese në fazën e grupeve në Katar, dhe postoi një numër mesazhesh në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo u tha 44 milionë ndjekësve të saj se Santos mori ‘vendimin e gabuar’ duke ulur kapitenin në stol dhe e përshkroi atë si ‘lojtarin më të mirë në botë’.

JU REKOMANDOJMË

Ofertë 2 milionë euro dhe pagë e majme, klubi qipriot “hedh grepat” për sulmuesin kosovar
Sport

Ofertë 2 milionë euro dhe pagë e majme, klubi qipriot “hedh grepat” për sulmuesin kosovar

25/12/2025 - 17:02
Atmosferë festive në Istog, sheshi i qytetit kthehet në ‘fushëbetejë’ vallëzimi për dy persona
Ndryshe

Atmosferë festive në Istog, sheshi i qytetit kthehet në ‘fushëbetejë’ vallëzimi për dy persona

25/12/2025 - 15:22
Manaj: Goli ndaj Serbisë, momenti më i bukur i karrierës
Sport

Manaj: Goli ndaj Serbisë, momenti më i bukur i karrierës

25/12/2025 - 15:20
Deklaratë bombë nga Alba: Flokët e shtuara deri në 15 mijë euro?
ShowBiz

Deklaratë bombë nga Alba: Flokët e shtuara deri në 15 mijë euro?

25/12/2025 - 15:14
“Thojnë po të dojka burri”, “po shihet që je përtëri”, batutat e Përparim Ramës në takim me Dafina Zeqirin
ShowBiz

“Thojnë po të dojka burri”, “po shihet që je përtëri”, batutat e Përparim Ramës në takim me Dafina Zeqirin

25/12/2025 - 14:54
Më të afërt se kurrë, Santiana dhe Patrisi kapen bashkë
ShowBiz

Më të afërt se kurrë, Santiana dhe Patrisi kapen bashkë

25/12/2025 - 13:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë