Ylli i Al Nassr Cristiano Ronaldo nuk është duke e menduar pensionimin shkaku që dëshiron të luajë pranë djalit të tij, kështu së paku ka deklaruar ish futbollisti rumun Adrian Mutu.
Sipas Mutus, ëndrra e yllit portugez është të zhvillojë një ndeshje miqësore me Cristiano Ronaldo Juniorin, i cili tani është 14 vjeç.
“Ky është motivimi i vërtetë. Fakti se dëshiron të luajë një ndeshje zyrtare me djalin e tij andaj edhe nuk dorëzohet”.
Mutu ndërkohë beson se një situatë është mjaftë e mundur: “Epo te Al Nassr, do të ishte e mundur. Nëse do të ishte një skuadër tjetër, shembull Real Madridi, do të ishte më vështirë. Por të jetë pjesë e skuadrës për një vit, nuk mendoj se është e pamundur”.
Ronaldo ka konfirmuar se ka zhvilluar Kampionatin Evropian të fundit të karrierës, megjithatë thuhet se nuk po e konsideron pensionimin ngase dëshiron të luajë edhe në Kupën e Botës.
Për Ronaldon, Kupa e Botës mbetet ëndrra shumë vjeçare, trofeu që s’e ka fituar asnjëherë, ku në dhjetorin e vitit 2022 ishte mjaftë afër duke arritur deri në çerekfinale, por pësuan humbje befasuese nga Maroku.