Gazeta Veriu.info dhe Veriu Tv kanë vazhduar me serinë e rrëfimeve “Dera e Hapur”, ku e intervistuara e radhës është Shefkije Muzaqi.
Kjo seri sjellë rrëfimin e zonjës në fjalë e cila nuk ia di as varrin burrit të saj që u vra më 2 maj 1999 në masakrën e Studimes nga forcat serbe.
Ajo tregon se forcat serbe e morën bashkëshortin e saj nga traktori dhe e vranë, kurse ajo qëndroi me kufomën deri në mëngjesin e ditës tjetër.
Zonja Muzaqi ishte me disa familjarë, përfshirë edhe 4 fëmijët e saj.
Akoma më e dhimbshme është fakti që pas luftës Shefkije Muzaqi dhe familjarët nuk e gjetën varrin e bashkëshortit, derisa një qytetar u ka treguar se e ka varrosur pikërisht aty, bashkë me të vrarët e tjerë ne Studime.
Rrëfimin e plotë mund ta dëgjoni më poshtë: