Një nënë 25 vjeçare shqiptare që nga viti 2022 ia kishte marrë të birin ish-bashkëshortit të saj, ani pse atij (bashkëshortit) i ishte dhënë e drejta e kujdestarisë si i vetëm mbi fëmijën, nga një gjykatë familjare belge.
25-vjeçarja shqiptare është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit nga hetuesit e Policisë Federale të Gjermanisë. Arrestimi u bë pas një shpallje në kërkim nga shteti i Belgjikës.
Mirëpo, kanë qenë disa tentative për ta sjellë fëmijën në Belgjikë për të jetuar me babain që ka kujdestarinë mbi të, por deri më tani kishin qenë të pasuksesshme.
Shqiptarja kishte udhëtuar më parë nga Zagrebi/Kroaci nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe synonte të vazhdonte për në Tiranë/Shqipëri.
Pasi ajo u arrestua përkohësisht nga policët në aeroportin e Frankfurtit, ajo do të sillet para gjykatës përgjegjëse më 25 mars.