Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një i ri me shtetësi të huaj është raportuar si viktimë e një rrëmbimi të dhunshëm.
Rasti ka ndodhur më 29 korrik 2025, rreth orës 03:30, në diskotekën “Gate CLUB” në rrugën “Epiri” në Prishtinë.
Sipas dëshmisë së shokut të viktimës, L. Z., rreth 26-vjeçar persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht shokun e tij, L.O, rreth 21-vjeçar, e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe më pas e kanë futur me forcë në ulëset e pasme të veturës së tij, të cilën më pas e ka drejtuar një nga sulmuesit në drejtim të Fushë Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, përfshirë në pjesën e buzëve dhe pas trajtimit mjekësor është intervistuar nga Policia në cilësinë e viktimës. Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe dy dëshmitarë, përfshirë E. K, rreth 22-vjeçar.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve në Prishtinë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, është iniciuar si “Rrëmbim” dhe mbetet në hetim të mëtejmë./Sinjali