Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rreshteri Lika e kishte arrestuar të dyshuarin për përhapje të urrejtjes fetare

22/04/2025 - 13:58
në Kryesore, Lajme
A A
Rreshteri Lika e kishte arrestuar të dyshuarin për përhapje të urrejtjes fetare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fund të vitit 2023, rreshteri Muhamed Lika e kishte arrestuar për përhapje të propagandës ekstremiste fetare Haki Belën, një nga të dyshuarit për planifikimin, organizimin dhe vrasjen e tij. Bela, është ndaluar bashkë me gjashtë të tjerë të hënën. Dyshohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Dy ngjarje të njëpasnjëshme në fundin e vitit 2023 dyshohet se ndërlidhen me motivin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

Ngjarjet lidhen me veprimtari fetare me prirje ekstremiste. Kishin ndodhur në Kaçanik dhe Han të Elezit.

Afishe që përhapin propagandë kundër festimit të Vitit të Ri ishin vendosur në hapësirat publike të Kaçanikut në javën e fundit të dhjetorit, 2023.

Kishte pasuar djegia e bredhit të Vitit të Ri në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit, disa ditë më vonë. Incidenti kishte ndodhur mëngjesin e 28 dhjetorit.

Dy persona ishin arrestuar për përhapje të urrejtjes, përçarjes dhe modurimit mes grupeve të ndryshme.

Njëri prej të arrestuarve, Haki Bela, është arrestuar sërish të hënën më 21 prill nën dyshimin për pjëmarrje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Motivi i vrasjes së rreshterit Lika ndërlidhet me dy ngjarjet e dhjetorit, 2023, i kanë thënë Paparacit burime brenda organeve të hetuesisë.

Lika ka qenë në kryerje të detyrës së tij zyrtare kur një patrullë policore kishte zbatuar një urdhëresë të gjykatës për arrestimin e Haki Belës për rastin e pamfleteve me propagandë ekstremiste fetare, ka thënë ky burim për Paparacin.

Këtë pistë është duke e hetuar në fazën aktuale të hetimeve edhe Prokuroria e Shtetit.

Pamjet e djegies së bredhit të Vitit të Ri/ Dhjetor, 2023
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se rreshteri Lika “ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste”.

Derisa po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media në Ferizaj të hënën, Hoxha përmendi dy raste: pamfletet e dhjetorit të vitit 2023 dhe djegien e Gjykatës Themelore në Kaçanik më 2024.

“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të Policisë për zbardhjen e rasteve të mëhershme. Do të thotë, këta janë persona të dyshimtë të cilët kanë qenë më herët të arrestuar për pamfletet dhe djegien e Gjykatës”, tha Hoxha.

Bredhi i Vitit të Ri i vendosur nga autoritetet publike në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit në fundin e vitit 2023, ishte djegur në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit.

Paraprakisht, afishe me prirje ekstremiste fetare kundër festimit të festave të fundvitit ishin vendosur atë javë në Kaçanik.

Rastet dyshohet kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën. Nuk është konfirmuar ende nëse ka pasur një rast të hapur për djegien e bredhit. Paparaci, e ka pyetur sot për këtë çështje Prokurorinë Themelore në Ferizaj, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Dy ditë para djegies së bredhit të Vitit të Ri në Han të Elezit, dy persona ishin arrestuar në Kaçanik në dy lokacione.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet ishin raportuar veçmas.

Njëri nga të dyshuarit për afishet ishte arrestuar rreth orës 11:00, ndërsa tjetri rreth orës 18:30, bazuar në raportin policor.

Afishet, siç kishte raportuar Paparaci më 28 dhjetor të vitit 2023, ishin vendosur në disa hapësira të qytetit, duke mos i kursyer as shenjat e komunikacionit.

“Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo-muslimanëve”, ishte mesazhi i përhapur përmes pamfleteve.

Rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Kosovës i duhet Hashim Thaçi
Lajme

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

16/09/2025 - 08:22
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen tragjike në Balaj të Ferizajt: Viktima 40-vjeçare, i dyshuari djali i axhës

16/09/2025 - 08:07
Rubin e kryen për sot, nesër e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë
Kryesore

Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale

16/09/2025 - 08:01
Edhe Gjermania i reagon ashpër Qeverisë: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona
Kryesore

Edhe Gjermania i reagon ashpër Qeverisë: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

16/09/2025 - 00:25
E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur
Lajme

E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

15/09/2025 - 22:34
Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj
Lajme

Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

15/09/2025 - 22:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë