Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rreth 44 anëtarë të stafit akademik me peticion kërkojnë shkarkimin e rektorit Drilon Bunjaku të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

14/01/2026 - 14:10
në Lajme
A A
Rreth 44 anëtarë të stafit akademik me peticion kërkojnë shkarkimin e rektorit Drilon Bunjaku të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtarët e stafit akademik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë përmes një peticioni drejt ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë kërkuar shkarkimin e rektorit të këtij universiteti, Drilon Bunjaku, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas këtij peticioni të siguruar nga Veriu.info shihet se rreth 44 profesorë e asistentë duke përfshirë anëtarët e Këshillit Drejtues nga radhët e stafit akademik, dekanët e të gjitha njësive akademike, si dhe shumicën e anëtarëve të Senatit, kanë kërkuar shkarkimin e Bunjakut, me arsyetimin se gjatë ushtrimit të mandatit të tij, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Drilon Bunjaku ka ndërmarrë veprime dhe ka manifestuar qasje drejtuese që kanë cenuar funksionimin normal dhe ligjor të institucionit, duke prodhuar pasoja serioze në jetën akademike dhe institucionale të universitetit.

Ata thonë se shqetësimet e tyre janë konfirmuar dhe institucionalizuar edhe përmes qëndrimit zyrtar të katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit, të cilët publikisht kanë kërkuar shkarkimin e rektorit, duke vlerësuar se janë konsumuar shkelje dhe rrethana që e bëjnë të pamundur vazhdimin normal të ushtrimit të mandatit.

“Më konkretisht, me veprimet dhe frymën që ka sjellë rektori Bunjaku në institucionin tonë,
konsiderojmë se ai nuk na përfaqëson ne si komunitet akademik.” – thuhet në peticionin e stafit akademik.

Sipas këtij peticioni, stafi pretendon se rektori ka keqmenaxhuar buxhetin e universitetit.

“Akomodimi për udhëtime jashtë vendit – tejkalim i buxhetit të aprovuar 236.96%
Shërbimet e shtypjes/printimit – tejkalim i buxhetit të aprovuar 236.86%
Shërbime kontraktuese tjera – tejkalim i buxhetit të aprovuar 259.17%
Pajisje nën 1000 €- tejkalim i buxhetit të aprovuar 913.43%
Furnizim për zyre – tejkalim i buxhetit të aprovuar 178.50%
Mirëmbajtja e Tl-së – tejkalim i buxhetit të aprovuar 1,040.09%
Drekat zyrtare – tejkalim i buxhetit të aprovuar 194.96%
Këto tejkalime përbëjnë shkelje të rëndë buxhetore. papërgjegjësi në menaxhimin financiar dhe mungesë
kontrolli ” – thuhet në këtë dokument.

DOKUMENTI I PLOTË

JU REKOMANDOJMË

KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes
Lajme

KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

14/01/2026 - 14:41
Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit
Lajme

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

14/01/2026 - 14:35
Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dal babi dhe shokët e tij
Lajme

Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dal babi dhe shokët e tij

14/01/2026 - 14:27
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Lajme

Muharremi: LDK nuk beson më në vete, nuk arrin ta marrë asnjë vendim

14/01/2026 - 14:17
Kapen dy shqiptarët që vodhën vetura në Zvicër e Itali, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit
Lajme

Kapen dy shqiptarët që vodhën vetura në Zvicër e Itali, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit

14/01/2026 - 14:15
Elezi: Rinumërimi ka për qëllim garantimin e saktësisë së rezultatit, KQZ-ja mund të shtojë numrin e vendvotimeve
Lajme

Elezi: Rinumërimi ka për qëllim garantimin e saktësisë së rezultatit, KQZ-ja mund të shtojë numrin e vendvotimeve

14/01/2026 - 13:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë