Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrezarta Krasniqi e LDK-së tregon se si u manipuluan votat gjatë numërimit në Vushtrri

07/03/2025 - 21:09
në Kryesore, Lajme
A A
Rrezarta Krasniqi e LDK-së tregon se si u manipuluan votat gjatë numërimit në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për rinumërim të votave të LDK-së në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ajo ka thënë se angazhimi i saj ka qenë për ta denoncuar fenomenin dhe se kjo nuk lidhet me arsye personale.

“ Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur vendimin për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem.” – shkruan Krasniqi.

Ajo ka shpjeguar edhe mënyrën se si sipas saj është manipuluar duke thënë se dhjetëra vota nga komisionerë të porositur janë futur në sistem për një kandidat derisa në kuti nuk kanë qenë fare.

Vendimi i prokurorisë ka ardhur pas denoncimit të kandidates Krasniqi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Angazhimi im për të denoncuar këtë fenomen të manipulimit në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë, për ta mbrojtur votën tuaj ndaj LDK-së dhe për të kontribuar në ndriçimin e një fenomeni që dëmton sistemin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve.

Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur vendimin për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem.

Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre.

Gjithsesi, presim raportin e prokurorisë dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës. Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik.

Ju falënderoj për mbështetjen gjatë këtyre ditëve dhe përkrahjen e vazhdueshme për vite me radhë. Shihemi në sfidat e radhës!🫶✌️

JU REKOMANDOJMË

Rubin për Rexhep Selimin: Është shumë e mundur që e kam takuar gjatë luftës
Lajme

Rubin për Rexhep Selimin: Është shumë e mundur që e kam takuar gjatë luftës

16/09/2025 - 11:06
James Rubin në dëshminë e tij përmend takime me Rugovën sa punonte për Biden: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë
Kryesore

“Fillimisht dënuam veprimtaritë e UÇK-së”, Rubin: Me kalimin e viteve e njohëm më mirë…

16/09/2025 - 10:55
Haradinaj: Populli i Kosovës sërish e dha testin, tani nuk bën të ndalemi deri në vendosjen e drejtësisë
Lajme

Haradinaj paralajmëron trazira nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

16/09/2025 - 10:24
Telefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike, urdhërohet dorëzimi i të dhënave
Lajme

Telefoni i Kuçit i nënshtrohet analizës forenzike, urdhërohet dorëzimi i të dhënave

16/09/2025 - 10:17
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Lajme

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

16/09/2025 - 09:59
“Kur bashkohen pushka dhe diplomacia, liria dhe pavarësia nuk mund të ndalen”, Batusha: Njëri nga Gllogjani e tjetri nga Broja, kishin pasur kontakt me Amerikën qysh prej vitit 1998
Lajme

“Kur bashkohen pushka dhe diplomacia, liria dhe pavarësia nuk mund të ndalen”, Batusha: Njëri nga Gllogjani e tjetri nga Broja, kishin pasur kontakt me Amerikën qysh prej vitit 1998

16/09/2025 - 09:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë