Kandidatja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, ka gjetur përkrahje të madhe edhe nga rajoni i Dukagjinit, gjatë një takimi të fundvitit me strukturat e LDK-së në Deçan. Në një atmosferë mikpritëse, ajo theksoi rëndësinë e mobilizimit për ndryshim dhe bashkimin rreth vizionit të LDK-së.
“Deçani është shtëpia jonë, LDK është familja jonë politike,” deklaroi Krasniqi, duke shprehur bindjen se fryma e ndryshimit po merr hov dhe nuk ka fuqi që ta ndalë.
Ajo e përmbylli mesazhin e saj me optimizëm, duke thënë se “më 9 Shkurt do të fitojë LDK-ja, Deçani dhe gjithë Kosova.”
Takimi u mbajt me praninë e kolegëve deputetë dhe përfaqësuesve lokalë të partisë, duke përforcuar mesazhin e unitetit dhe përkushtimit për zgjedhjet e ardhshme.