Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi sot në ditën e Evropës, ka thënë se Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjsisë të Qeverisë në detyrë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Ndërsa Evropa feston unitetin, Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë në detyrë. Masat ndëshkuese të BE-së janë pasojë direkte e arrogancës dhe refuzimit të bashkëpunimit me partnerët tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
9 Maji – Dita e Evropës 🇪🇺 🇽🇰
Ndërsa Evropa feston unitetin, Kosova po izolohet për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë në detyrë. Masat ndëshkuese të BE-së janë pasojë direkte e arrogancës dhe refuzimit të bashkëpunimit me partnerët tanë.
Kosova ka nevojë për lidership që kupton diplomacinë, partneritetin dhe rëndësinë e dialogut për të ecur përpara në rrugën evropiane. BE nuk është armik – është rruga që kemi zgjedhur. Sot është dita për të reflektuar dhe për të punuar e lobuar për anëtarësim sa më të shpejtë.
Integrimi evropian nuk arrihet me inat politik, por me diplomaci dhe përgjegjësi.