Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rrezik si në kohën e 2013-ës”, KDI: Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje ndikon direkt në Asociacion

28/03/2023 - 12:55
në Pa kategori
A A
“Rrezik si në kohën e 2013-ës”, KDI: Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje ndikon direkt në Asociacion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI thotë se mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prillit në veri do të ketë ndikim në shumë dimenzione.

Cakolli në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, ndikim të madh negativ do të ketë së pari në pjesëmarrjen e qytetarëve.

Cakolli shtoi se me vendimin që mori Lista Serbe, rrezikojmë të kthehmi në periudhën para vitit 2013.

“Mos-pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prillit në veri do të ketë ndikim shumë dimenzional. Në numrin e votueseve që do të dalin në zgjedhje, duke e ditur që zakonisht në mesin e votuesve në këto komuna shkon deri në 80% pjesëmarrja në zgjedhje ku shumica kanë votuar për Listën Serbe”, tha Cakolli.

“Mungesa e kandidatëve të Listës Serbe në disa komuna do të ndikojë negativisht në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje dhe fatkeqësisht rrezikojmë të kthehmi në periudhën para vitit 2013, ku dalja në zgjedhje në komunat veriore ka qenë deri në 3% maksimalisht”, shtoi ai.Cakolli thotë se Lista Serbe dëshiroi që ta vë në dukje se pa ta, nuk do të mund të ketë përfaqësim politik të serbëve në pjesat veriore të Kosovës, teksa mbështet faktin që nuk ka pas kërkesa as nga ndërkombëtarët që këto zgjedhje të shtyhen tutje.

“Megjithatë, besoj që njëra ndër arsyet kryesore të mospjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje është edhe një tendencë e tyre për të rikonfirmuar se pa ta nuk mund të ketë përfaqësim politik të serbëve në pjesën veriore, por me këtë vendim ata nuk kanë gjetur përkrahje as nga ndërkombëtarët të cilët së fundi kanë shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve në veri”, tha Cakolli.“Unë vlerësoj që në këtë drejtim Institucionet tona kanë bërë mirë që nuk e kanë vënë as në diskutim mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, sepse jemi treguar konstruktiv njëherë”, shtoi Cakolli.

Sipas Cakolli edhe nëse vetëm 1% e qyetarëve dalin në zgjedhje, do të ketë përcaktime të reja në këto komuna.

“Me një dalje minimale të votuesve në zgjedhje, sigurisht që legjitimiteti i Institucioneve të reja të prodhuara do të jetë i kontestuar, por këto janë rregullat e demokracisë.Meqenëse Kosova nuk ka asnjë lloj pragu minimal të daljes në zgjedhje për t’u cilësuar si të ligjshme, atëherë edhe pjesëmarrja e vetëm 1% të qytetarëve do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e reja komunale”, tha Cakolli.

Cakolli e sheh këtë si një mundësi të humbur për komunitetin serb dhe sipas tij vendimi i tyre do të ndikojë direkt edhe në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo është një mundësi e humbur për komunitetin serb për të qenë të përfaqësuar në nivelin lokal, kjo do të ketë ndikim edhe në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse duhet të kujtuar se zgjedhjet në veri do të organizohen në dy komuna edhe për kuvendet komunale, të cilat tashmë nuk janë funksionale dhe duke ditur që Asociacioni do të themelohet përmes një kuvendi që përbëhet nga anëtarët e kuvendeve komunale. Kësisojë këta të fundit do të jenë të përfaqësuar nga komuniteti shqiptar”, tha Cakolli

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë