Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës

11/07/2025 - 11:25
në Lajme
A A
“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, në pyetjen e gazetarës së RTK-së për përgjegjësinë e partisë së tij – si partia e parë që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit – për konstituimin e Kuvendit për kolapsin e mundshëm që mund t’i ndodhë disa institucioneve, përfshirë edhe RTK-së, u përgjigj duke akuzuar mediat për “adoptim të narrativës së opozitës”.

“Rrezikojmë të mbesim pa paga. A ndiheni përgjegjës si parti fituese për këtë?”, ishte pyetja e saj.

Abrashi në përgjigje akuzoi partitë tjera që në legjislaturën e kaluar se “nuk votuan marrëveshjet ndërkombëtare” dhe se e lanë vendin pa miliona, raporton Gazeta Express.

“Përmes bllokimit që kjo opozita i ka bërë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, dëmi që i është bërë Republikës ka kap miliona euro. Fatkeqësisht, po vazhdon edhe tash, po në një formë krejt tjetër, si rezultat i bllokadës politike, por me pasojat me të mëdha”.

Por, sërish gazetarja e RTK-së i kërkoi përgjegjësi Abrashit për rolin e partisë së tij për të dalë nga kriza.

“Megjithatë, krejt kjo situatë mund të tejkalohet me një marrëveshje dhe kompromise. Pse nuk po lëviz Lëvizja Vetëvendosje përpara me kompromise?”.

Në përgjigje, Abrashi kërkoi që faji t’iu mbetet partive të tjera dhe jo Vetëvendosjes.

“Unë jam këtu për t’i treguar se si ta bëni punën e juaj e çfarë diskursi duhet me përdorë, veç kam frikë se jeni duke adoptuar narrativën e opozitës. Nuk ka faj Lëvizja Vetëvendosje në krejt këtë punë. Ne po bëjmë gjithë çka kërkohet prej neve. Ne po marrim pjesë në votim. Po vijmë në Kuvend. Po e ngrisim dorën. Pyetja që duhet të shtrohet është çka bën opozita. Vijnë kot. Nuk votojnë. S’pranojnë me marrë obligimin e tyre si deputetë të Kuvendit. Ju kisha lut që për hir të arsyes dhe objektivitetit ta adresojmë fajin aty ku është, te bllokuesit e vërtetë. Ata kanë emra. Deputetët e PDK, LDK, AAK, e cila kohëve të fundit siç po duket po reflekton edhe pozitivisht”.

Gazetarët që përcollën konferencën reaguan për akuzën për anshmëri të Abrashit, i cili pastaj tentoi të zbuste gjuhën.

“Motër e nderuar, nuk jam këtu për t’ia treguar punën e juaj. Vetëm po e shprehi njëfarë shqetësimi, që ndoshta pa dashje po adoptohet. Ne nuk kemi mekanizma mediatike qysh i ka opozita për fat të keq. Nuk po ushtrojmë kontroll mbi disa media, s’po i barazojmë të gjitha”, tha Abrashi.

JU REKOMANDOJMË

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu – Kodra: Propagandë e organizuar e VV-së rreth Ligjit për Amnisti, po shpifin

11/07/2025 - 15:57
Naim Murseli largohet nga Instituti i Psikiatrisë
Lajme

Naim Murseli largohet nga Instituti i Psikiatrisë

11/07/2025 - 15:49
Superzbritje në “Emona Center” – 11 deri 15 korrik
Ekonomi

Superzbritje në “Emona Center” – 11 deri 15 korrik

11/07/2025 - 15:46
Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese
Lajme

Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

11/07/2025 - 15:23
“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
Lajme

Kelmendi kritikon deputetët pas dështimeve për konstituimin e Kuvendit: A e ka refuzuar ndonjë prej tyre pagën

11/07/2025 - 15:03
“Nuk u përplasa me Sarandën, por Fitoren e frustruar” – Time Kadrijaj sqarohet për shprehjen “merre terapinë” të përdorur sot në Kuvend
Lajme

“Nuk u përplasa me Sarandën, por Fitoren e frustruar” – Time Kadrijaj sqarohet për shprehjen “merre terapinë” të përdorur sot në Kuvend

11/07/2025 - 14:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

    Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë