Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëzohet kërkesa e Thaçit për ndryshimin e protokollit të kontaktit për disa dëshmitarë në të dy rastet e tij

27/10/2025 - 11:48
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim, me të cilin është refuzuar kërkesa e mbrojtjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, për ndryshime të protokollit të kontaktit, në mënyrë që ai të mos zbatohet më për disa dëshmitarë të Prokurorisë, të cilët janë dëshmitarë në rastin për krime lufte e po ashtu edhe në atë kundër administrimit të drejtësisë.

Mbrojtja e Thaçit ka pretenduar se protokolli i kontaktit në rastin për krime lufte është shumë më i rreptë se ai në rastin kundër administrimit të drejtësisë, pasi kërkon njoftim paraprak 10-ditor për çdo dëshmitar, pëlqim të informuar nga dëshmitari, video-incizim të kontakteve dhe ndarjen e regjistrimeve me palët e tjera dhe trupin gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Veç kësaj, mbrojtja pretendon se ekipe tjera mbrojtëse në rastin 12, e po ashtu edhe Prokuroria- kanë një kornizë kontakti më të butë, ndërsa ekipi i Thaçit ka një kornizë më të rreptë për shkak të rastit për krime lufte në lidhje me dëshmitarët e përbashkët.

Në këtë linjë, mbrojtja argumenton se kjo krijon pabarazi të armëve midis ekipit të Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë dhe palëve të tjera.

Si rrjedhojë, ata kanë kërkuar nga trupi gjykues që të ndryshojë protokollin e kontaktit në rastin për krime lufte, në mënyrë që kontaktet me dëshmitarët e përbashkët në rastin kundër administrimit të drejtësisë të zbatohen sipas kornizës për rastin e fundit.

Kurse, trupi gjykues thotë se nuk është vërtetuar asnjë shkelje e parimit të barazisë së armëve.

“Trupi gjykues përfundon se nuk është vërtetuar asnjë shkelje e parimit të barazisë së armëve dhe çdo ndikim i mundshëm i ardhshëm negativ mbi aftësinë e Mbrojtjes Thaçi për të zhvilluar hetimet e saj është hipotetik dhe spekulativ në këtë fazë”, thuhet në vendim.

Prokuroria e kishte kundërshtuar këtë kërkesë, pasi sipas tyre, edhe Apeli ka konstatuar se kjo kornizë nuk e ngarkon në mënyrë të tepruar mbrojtjen e Thaçit. Ngjashëm ka konstatuar edhe trupi gjykues në vendimin e tij.

“Trupi gjykues konsideron se fakti që ZPS-ja mund të jetë në gjendje të kontaktojë dëshmitarët që do të thirren nga ekipi i mbrojtjes së Thaçit në Rastin 12 jashtë parametrave të Protokollit të Kontaktit në Rastin 06, nuk ndikon në ato konstatime. Ajo që ka rëndësi është që të dyja Palët, në parim, i nënshtrohen të njëjtave kufizime dhe kushte lidhur me kontaktet e tyre me dëshmitarët e Rastit 06 nën Protokollin përkatës, në mënyrë që të ruhet barazia e armëve për aq sa ka të bëjë me këtë rast”, thuhet në vendim.

Sipas Prokurorisë, mbrojtja e Thaçit ankohet për pabarazi të armëve, por ankesa e saj fokusohet kryesisht në pozitën e Thaçit krahasuar me bashkë të akuzuarit në Rastin 12.

Prokuroria thotë se trupi gjykues ka sqaruar se protokolli i kontaktit në Rastin 06 zbatohet për të gjithë dëshmitarët e atij rasti, ndërsa në Rastin 12 provat e ZPS-së janë kryesisht dokumentare, jo të bazuara në dëshmitë e dëshmitarëve të përbashkët.

“ZPS-ja pohon se: (i) ekipi i Mbrojtjes Thaçi në Rastin 12 nuk është i penguar të zhvillojë hetimet e tij brenda parametrave të Protokollit të Kontaktit në Rastin 06; (ii) e drejta e Mbrojtjes së Thaçit për të intervistuar dëshmitarët e palës kundërshtare nuk është e pakufizuar; dhe (iii) në rrethanat e rastit, Ndryshimet e Kërkuara nuk janë as të përshtatshme dhe as të nevojshme”, thuhet në vendim.

Në anën tjetër, mbrojtja e viktimave gjithashtu e ka kundërshtuar kërkesën duke thënë se mund të ndikojnë tek dëshmitarët që kanë statusin e dyfishtë pra edhe atë të viktimës në rastin për krime lufte.

Mbrojtja e viktimave thotë se trupi gjykues në rastin për krime lufte nuk është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të Thaçit për një gjykim të drejtë në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Pasi u morën të gjitha parashtresat nga palët, trupi gjykues ka marrë vendim që ta refuzojë kërkesën e Thaçit në këtë rast gjyqësor ku së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…
Lajme

Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…

27/10/2025 - 13:30
Krasniqi: MSA, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së
Lajme

Krasniqi: MSA, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së

27/10/2025 - 13:15
Hoxha: Opozita s’ka vullnet për qeveri, zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor
Lajme

Hoxha: Opozita s’ka vullnet për qeveri, zgjedhjet mund të mbahen në dhjetor

27/10/2025 - 12:53
Pak më ndryshe se VV-ja, Liburn Aliu ia bën “like” një postimi për protestën kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Mediat në Shqipëri: Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

27/10/2025 - 12:23
Arrestohet prokurori Beqë Shala
Lajme

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

27/10/2025 - 12:06
Pesë vendimet e para të “Qeverisë Kurti 3”, sipas mandatarit
Kryesore

“Albin Kurti dështoi”, “Forca e parë politike e paaftë për ta formuar një koalicion”: Media gjermane mbi krizën në Kosovë

27/10/2025 - 11:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U propozua për ministër, reagon Andin Hoti

    U propozua për ministër, reagon Andin Hoti

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Cakolli: I njëjti kandidat mund të mandatohet sërish, nëse të tjerët refuzojnë, më 30 nëntor, 7 apo 14 dhjetor mund të jenë zgjedhjet e reja

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Skandaloze: “Trepça” largon nga puna invaliden e luftës së UÇK-së, familjare e dëshmorit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë